Ballkani i Hapur, Rama: Kosova duhet të jetë pjesë, nuk duhet të ishte problemi i saj por sikleti i Vuçiç

 

Kryeministri Edi Rama ka folur për Ballkanin e Hapur, ku tha se i ka lehtësuar jetën qytetarëve. Rama tha se Ballkani i Hapur ka vend për të gjithë, teksa shtoi se Kosova duhet të bëhet pjesë. Sipas tij, Ballkani i Hapur nuk duhet të ishte problem i Kosovës, por siklet i Serbisë.

"Përmendët a do të behet një bashkëpunim rajonal. Më duhet t'iu them që Ballkani i Hapur është bashkëpunimi, mekanizmi i parë vërtetë rajonal. Pse e them? Se po prodhon rezultate për njerëzit, fermerët tregtarët. nëse doni të kontrolloni duke qenë se Ballkani nuk është vendi i Jezu Krishtit, është i Shën Thomait, nuk besojmë nëse nuk vëmë dorën ën plagë. Shkoni ën kufi dhe shikoni ndryshimin, ka një korridor të gjelbër dhe nuk ka asnjë sekondë pritje për kamionët mallrat, prodhimet bujqësore. ndërkohë nëse e ço qumështin në vende që nuk janë pjesë e Ballkanit, është bërë kos. Është një tryezë e hapur për këdo. Aleksandri e quajti e ashtuquajtura Kosovë, unë e quaj Kosovë dhe pikë. Ky është një projekt. Nuk duhet të jetë problemi i qeverisë së Kosovës për të ardhur, por duhet të kishte qenë problemi i presidentit të Serbisë për të pranuar. Ndihem i privilegjuar të punoj përmes këtij mekanizmi që do sjellë edhe paqen, kjo paqe do të vijë përmes Ballkanit të Hapur", tha Rama.


Lajmi kryesor:

Jo negociata! Rama i ashpër në Bruksel, mesazhe të forta liderëve të BE: Nuk mbani fjalën! Turp! Na vjen keq për ju! Të paaftë të çlironi dy pengje nga Bullgaria


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim pas shpalljes non grata, Artan Grubi dyshohet se fshihet në Shqipëri! Dëshmia e biznesmenit: E dërgova me makinë deri në Tiranë

Në kërkim pas shpalljes non grata, Artan Grubi dyshohet se fshihet në Shqipëri! Dëshmia e biznesmenit: E dërgova me makinë deri në Tiranë