“Në Ballkanin Perëndimor, po luhet një nga ndeshjet më delikate gjeopolitike midis Bashkimit Europian dhe Rusisë”- kështu është shprehur professor Ordog ,një nga zërat më interesant në Universitetin e Budapestit, sipas të cilit "Rusia ka intensifikuar në Ballkan aktivitetet e saj kur ka kuptuar forcimin e marrëdhënieve të vendeve të Ballkanit me perëndimin, provë e kësaj ishte përpjekja për grusht shteti në Malin e Zi në periudhën e anëtarësimit në NATO, apo fakti se këtë vit janë bërë shumë arrestime në Kosovë ndaj personave me lidhje të dyshimta me rusët, apo dhe humbja e terrenit në Maqedoninë e Veriut pas arratisjes së kryeministrit Gruevski.
Ish-kryeministri i dënuar për korrupsion u arratis në Hungari dhe nuk po ekstradohet me vendim të gjykatës.
Dhe ndërsa nga njëra anë Ministri i Jashtëm hungarez pohon zyrtarisht se integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është në interes të gjithë Evropës, Orban fton në Budapest Presidentin e pjesës serbe të Bosnje Hercegovinës, Milorad Dodik, një figurë udhëheqëse e nacionalizmit serb dhe aleat i ngushtë i Putinit.
Ndërkohë në Samitin e Poznan, dhjetë vende të anëtare të Bashkimit Evropian dhe gjashtë partnerët ballkanikë, janë mbledhur për të diskutuar mbi zgjerimin e bashkëpunimit rajonal dhe luftën kundër korrupsionit.