Ballkani Perëndimor në BE? Merkel: Fqinjët tanë europianë, por rruga ka ende pengesa

Ballkani Perëndimor në BE? Merkel: Fqinjët tanë europianë, por rruga ka ende pengesa

Që në fillim të fjalës së saj për Konferencën e Ballkanit Perëndimor që zhvillohet në Poznan, më 4 Korrik, kancelarja gjermane kujton lidhjet që ka Gjermania me vendet e Ballkanit Perëndimor. "Shumë njerëz që jetojnë në Gjermani kanë lidhje personale me vendet e Ballkanit Perëndimor, shumë njerëz nga këto vende jetojnë në Gjermani dhe ndërtojnë kështu një urë", është shprehur Merkel.

"Rruga ka ende pengesa"

Vendet e Ballkanit Perëndimor janë "fqinjët tanë europianë" dhe ato e kanë një perspektivë europiane, nëse i plotësojnë kushtet, ka theksuar Merkel në video-podcast. "Megjithëse konfliktet luftarake për fat të mirë kanë përfunduar, ka ende një numër të madh konfliktesh që duhen zgjidhur. Prandaj ne si qeveri gjermane në vitin 2014 propozuam që të ketë çdo vit konferenc vjetore me vendet e Ballkanit Perëndimor, me qëllim që të përmirësohen kontaktet për bisedime dhe mundësitë e bashkëpunimit mes këtyre vendeve."

Merkel e cilëson gjendjen në Ballkan paqësore, por me mjaft tensione që duhet të tejkalohen. "Rruga ka ende pengesa përpara", tha Merkel, por edhe ka shembuj pozitivë, si zgjidhja e konfliktit të emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ky shembull pozitiv duhet të na inkurajojë për të zgjidhur problemet ne Bosnje-Hercegovinë, por edhe mes Serbisë e Kosovës, theksoi Merkel.

Cilat janë fushat ku duhet çuar përpara bashkëpunimi në Poznan?

Këtë vit kemi për të qenë në Poloni, sepse ky vend është mikpritësi i Konferencës së Ballkanit Perëndimor, ka thënë Merkel. Kancelarja gjermane kujton, se një problem i madh, që diskutohet çdo vit në Konferencat e Ballkanit Perëndimor është zgjerimi i infrastrukturës. BE ka vënë mjaft mjete në dispozicion, the Merkel, por këtu duhet të mbështesim zbatimin e projekteve të rrugëve dhe lidhjeve hekurudhore.

"E dimë, se kur njerëzit janë të lidhur përmes infrastrukturës, ata e vizitojnë njëri-tjetrin më shpesh. Kemi themeluar po ashtu një rrjet bashkëpunimi të të rinjve në vendet e Ballkanit Perëndimor. Për punën e tyre do të raportojmë, do të flasim për bashkëpunimin shkencor, sepse edhe Akademitë e Shkencave bashkëpunojnë më ngushtë ndërkohë. Do të dëgjojmë po ashtu se ku shohin mangësi shtetet e Ballkanit Perëndimor, ku duan ato më shumë bashkëpunim dhe do të shohim nga ana e Bashkimit Europian, se ku mund të bëjmë diçka për këto lutje e dëshira."DW

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • zdrukthi: 01/07/2019 22:40

    ja dhe pak sa te emancipohet floriri me saliun dhe me kamarier baxhellen!!!1 dru i shtrember prish gjith barren!!ne kemi 4 kok lo..qe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pavel Nedved harron Juventusin, gati kontrata e re në Arabinë Saudite

Pavel Nedved harron Juventusin, gati kontrata e re në Arabinë Saudite