Ballkani po gatuhet me ‘Bakllava Turke’

Ballkani po gatuhet me ‘Bakllava Turke’

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Ballkani ka ndoshta historinë më të vështirë e konfliktuale dhe kjo ka ndodhur përtej faktorëve të ndryshëm historik, edhe për faktin se brenda një territori jo shumë të madh, ndodhin disa popujt, krejt të ndryshëm, që në kuptimin kombëtar nuk kanë asgjë të përbashkët, por në kuptimin historik janë detyruar herë të  bashkëjetojnë e ndonjëherë tjetër të jen në konflikt. Baza e konflikteve ballkanike ka qenë dhe vazhdon të jetë si potencial çështja e territoreve. Një faktor tjetër i rëndësishëm është edhe vetë roli historik i Ballkanit në Mesdhe dhe po ashtu edhe pozicioni gjeopolitik i lakmuar që nga koha e Romës e më pas nga të gjitha perandoritë ku dominimin më të madh sigurisht se e ka ajo osmane.

Kryeministri ynë, bëri një status duke e akuzuar Opozitën se po sulmohet padrejtësisht Turqia për shkak të inatit që kanë ndaj tij, ose me fjalë më politike për shkak të betejës së pushtetit që ka. Po a qëndron kjo? E vërteta është se Opozita apo asnjë Opozitë në Shqipëri nuk ka bërë asnjëherë reagime konkrete për politikën e jashtme të Shqipëri apo edhe në lidhje me aleatët që ajo duhet të zgjedhë. Në fakt të gjitha Opozitat shqiptare kanë pasur një vizion miop në lidhje me politikat e jashtme të Shqipërisë, duke mos shpalosur asnjëherë asnjë program apo strategji paraprake. Madje, janë ngjarjet apo rrethanat që kanë diktuar politikën e jashtme të Shqipërisë në këto vite dhe jo që kjo e fundit t’i paraprijë asaj me strategji të mirëhartuara.

Sulmet ndaj Turqisë në shumë raste lidhjen me çështje emocionale, me vizione fanatike ose me ngarkesa historike. Kjo ka ndodhur edhe për faktin se Shqipërisë i mungon një akademi serioze diplomatike apo ndonjë institut serioz që do të merrej me hartimin e strategjive të politikave të jashtme e kjo ka ndodhur edhe për faj të politikës që Shërbimin Diplomatik apo politikën e jashtme e ka konsideruar vetëm si mundësi për punësime nepotike dhe për të kënaqur familjarët dhe miqtë e ngushtë me poste dhe privilegje.

Në fakt, kritika duhet të ketë edhe ndaj Turqisë, se ndryshe do të interpretohej se shqiptarët nuk e duan sovranitetin e tyre dhe të gatshëm ta lëshojnë atë sa herë të lypet! Turqia është tashmë rizgjuar në Rajon dhe jo vetëm kaq. Disa komente mbrëmë në “Opinion” në lidhje me Rendin e Ri botëror, edhe pse disa pretendonin se ishin specialistë kur u përpoqën ta lidhin realitetin turk me aktualitetin global gabuan rëndë dhe dëshmuan se sa të varfër janë ata që pretendojnë se kanë impakt publik në njohjen dhe qasjen e politikave të jashtme. Atëherë, këndvështrimi im është se rendi botëror do të vazhdoj të jetë unipolor dhe jo ashtu siç u dëshmua mbrëmë ne multipolar! Pra, rendin botëror de facto dhe de jure do ta vazhdoj ta udhëheqin SHBA-të dhe kjo për shkak të dhënave zyrtare që ajo posedon që me shtrirjen e saj globale, me forcën dhe buxhetin ushtarak e deri tek modeli demokratik apo institucional që vazhdon të frymëzoj shumicën e popujve në Botë, përmes  pikërisht “ëndrrës amerikane”.

Realiteti aktual botëror dhe sipas analistëve më të mirë të kësaj fushe parashikojmë dhe tashmë është fakt daljen e fuqive rajonale që do të mund ta vështirësojnë rolin dhe fuqinë e SHBA, por që janë e do të mbeten me impakt rajonal për shkak të madhësisë , forcës ekonomike apo edhe politike. Pra, kemi e do të kemi SHBA drejtues të botës, por edhe ca fuqi të tjera rajonale, që herët a vonë do t’i shantazhojnë këto të fundit për të rritur aksionet e tyre, por jo deri në atë masë sa të rreshtohet zyrtarisht në pozicionin e armiqësisë.

Tashmë një ndër fuqitë rajonale është padyshim edhe Turqia, e cila me të gjitha indikatorët e rritjes, ka edhe plot probleme që lidhen me modelin politik, me krizat e brendshme siç është ajo kurde, por edhe me paqëndrueshmërinë ekonomike duke pasur probleme me inflacionin e monedhës. Ballkani ka dy probleme serioze që nuk po i kapërcen dot:

-Problemet territoriale që janë pasojë e sundimit të Perandorisë Osmani, Fuqive të Mëdha dhe raporteve ndërpersonale.

-Dështimin i pjesës më të madhe të tyre në lidhje me integrimin dhe ky i fundit është i varur nga i pari e rast konkret kemi pengimin e Bullgarisë me të drejtë vetoje për vazhdimin e rrugëtimit të Maqedonisë drejt anëtarësimit në BE!

Ngjarjet e mëdha apo edhe konfliktet në Ballkan dhe jo vetëm ndodhen edhe si pasojë e koincidencave të liderëve që qeverisin në një periudhë të caktuar, të probleme të pa kapërcyeshme të asaj periudhe dhe në ngjashmëritë që kanë me njërin-tjetrin. Aktual në Ballkan kemi tre lider që kanë të njëjtën ngjashmëri dhe këto janë Vucic, Rama dhe Erdogan, të tre këta kanë shumë qejf pushtetin e ndoshta shumë pak ose hic demokracinë.

Kritika ndaj Turqisë nuk duhet të ishte pse ajo kërkon influencë në Shqipëri e ndoshta edhe me dashamirësi, por fakti se Erdogan është një shpëtues i Ramës, që sa herë ky i fundit ndodhet në vështirë për humbur pushtetin, ai nuk kursehet edhe për ta sponsorizuar! Pra, Erdogan është oksigjeni i Ramës e pse jo në një të ardhme të shpejtë edhe i Vuçiç dhe kjo duket qartë nga pritja me të njëjtën stil e pompoziteti që i bëri sot në Ankara ashtu siç ja bëri kohë më parë Ramës.

Erdogan po kërkon ta gatuaj një pjesë të rëndësishme të Ballkanit me “bakllava turke” duke e përgatitur sipas shijeve të tij dhe për këtë gjë ka bërë zgjedhjen e dy liderëve, të Shqipërisë dhe kjo lidhjet me faktin se shqiptarët kanë shtrirje në pesë shtete në Ballkan, por edhe Serbinë, e cila vazhdon të mos ketë qasje pozitive me fuqitë europiane për faktin se nuk pranon të shërohet nga pretendime historike duke nisur me Bosnjën dhe Kosovën.

Ne shqiptarëve duhet të na shqetësoj fakti se pse është kaq shumë i dobishëm Rama për Erdogan dhe kjo dobishmëri e tyre personale a është edhe për Kombin shqiptar? Unë, kam dyshime se kjo është vetëm për interesat e tyre të pushtetit, sepse Ramës i intereson të qëndroj në pushtet sa më shumë. Interesat e Erdogan dhe të Ramës, në fakt janë shumë larg interesave të  dy popujve përderisa me modelin e  tyre të pushtetit dhe politikës që kanë ndërtuar nuk pyesin fare për aspiratat dhe nevojat e popujve që drejtojnë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)