Balloteli nën hetim për
racizëm, italiani kërkon falje

Balloteli nën hetim për<br />racizëm, italiani kërkon falje
Bomberi i Liverpulit, Mario Balloteli është vën nën hetim nga Federata Angleze e Futbollit për racizëm lidhur me një postim të tij në twitter, për të cilin italiani shumë shpejt është penduar dhe sot ka kërkuar falje publike.

“Supermario”, siç është dhe nofka e lojtarit 25-vjeçar ka postuar mbrëmjen e djeshme në faqen e tij Instagram një foto ku ironizonte pikërisht nofkën e tij.
Në foto shkruhej për personazhin shumë të dashur të fëmijëve Supermario Bross, që kalon shumë aventura për të mbërritur tek princesha e tij e rrëmbyer nga një Dragua.

Baloteli duke ironizuar me personazhin në fjalë shprehet se globalizimi është “Supermario (personazhi i një loje fëmijësh), një hidraulik Italian, që ngjan si meksikan dhe flet anglisht, vrapon si një zezak dhe hidhet për të kapur para si një hebre”, shkruan ai duke postuar dhe foton e personazhit në fjalë.

Por, fraza e fundit, ku citohen hebrenjtë është vlerësuar agresive nga mediat angleze dhe për këtë Federata Angleze e Futbollit ka çelur një hetim për këtë. Supermario menjëherë, sipas rrjetit CNN, ka fshirë postimin e tij, ndërsa ka këruar falje. “Nuk mendoja se kjo frazë e thënë për të krijuar humor do vihej nën hetim për rracizëm. Nuk ishte synimi im të ofendoja askën.

Më vjen keq për këtë keqkuptim”, shkruan Mario Balloteli në twitter.

Tashmë i mbetet në dorë Federatës Angleze për të përcaktuar nëse veprimi i Ballotelit do mund të falet, apo 25-vjeçari do të duhet të paguaj ndonjë gjobë apo dënim më të rëndë për postimin e tij në twitter.


Marrë nga ATSH

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Ç'është kjo punë, 3 vite luftë me Amerikën, McGonigal me fustan?!', Dash Shehi kritikon qasjen e PD-së: Hedhin në gjyq ministrat e botës! Ça na kanë bërë?!

'Ç'është kjo punë, 3 vite luftë me Amerikën, McGonigal me fustan?!', Dash Shehi kritikon qasjen e PD-së: Hedhin në gjyq ministrat e botës! Ça na kanë bërë?!