Detaje të reja vijnë nga ngjarja e Ballshit, ku disa kushërinj u konfliktuan me njëri-tjetrin dhe njëri prej tyre u godit me sëpatë nga kushëriri i tij i parë.
Sokol Lalaj, i goditur me sëpatë nga djali i xhaxhait, ka folur për Report Tv nga spitali dhe ka treguar versionin e plotë të ngjarjes.
Jemi nga Çorushi i Mallakastrës. Unë isha para derës së policisë në Ballsh, po prisja të vinin pleqtë, se xhaxhai kishte bërë debat me vëllain, kemi konflikte tokash. Kishim konflikt prej vitesh për 3.2 dynym tokë të mbjellë me ullishte. Ato toka po na vrasin, po na presin. Kur po prisja, vjen djali i xhaxhait nga lart me makinë, me sëpatë. Unë isha tek një lokal aty. Po të doni vemi shohim edhe vendin. Më qëlloi me sëpatë, ofendoi më shau, më tha “ju do rrihni babain tim”? Filloi po më godiste me bishtin e sëpatës, më qëlloi në trup, ku të më zinte sëpata. Unë isha afër policisë, nuk mu dha rasti të vija tek policia. Ai më qëllonte, unë vetëmbrohesha me njërën dorë, siç më goditi unë mbaja dorën se kullonte gjak. Pastaj, për një moment i bie sëpata nga dora. Unë iu qepa nga mbrapa, e zunë policët, e mori polici, atë djalin e futën brenda. Mua më nisën me urgjencë këtu në Fier në spital. Shkaku i sherrit janë tokat. Për ato toka po hahemi po grihemi. Kërkoj ndihmën e shtetit. Jam në hall të madh. Po vritemi për hiçgjë. Të vijë shteti. Mua më qëlloi Fatjon Lalaj. Unë me djalin para sherrit flisnim, ishte në Islandë me vëllain tim.
Sokol Lalaj, i plagosur nga kushëriri
Lalaj është plagosur në të dy krahët, por fatmirësisht ka shpëtuar pa dëmtime serioze për jetën. Ai është shtruar në spitalin e Fierit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Lajmi kryesor: