Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë një 22-vjeçar pas një konflikti në familje. I riu ka goditur me sopatë djalin e xhaxhait dhe më pas është arrestuar nga policia.
Blutë e Fierit kanë arrestuar edhe xhaxhain me nipin pasi kanë ushtruar dhunë ndaj babait të 22-vjeçarit. Mësohet se konflikti ka nisur për motive pronësie, ndërkohë që në komisariat janë shoqëruar disa persona.
Në një prononcim për Report Tv, Sokol Lalaj, djali që u qëllua nga kushëriri Fatjon Lalaj, ka thënë se konflikti ka nisur për 3.2 dynym tokë e mbjellë tashmë me ullishte. Sipas tij, deri në atë moment me djalin ka patur marrëdhënie të mira.
Sokol Lalaj në spital pasi u godit me sopatë
Njoftimi i plotë:
Ndërhyrja në kohë e policisë parandalon një ngjarje të rëndë në familje. Godet me sopatë djalin e xhaxhait, arrestohet në flagrancë nga policia.
Gjithashtu arrestohen në flagrancë xhaxhai me nipin pasi ushtruan dhunë ndaj babait të autorit që goditi me sopatë djalin e xhaxhait.
Sekuestrohet mjeti i fortë prerës(sopatë). Në datën 24.09.2018, në fshatin Çorrush, Mallakastër ka ndodhur një konflikt për motive pronësie ndërmjet shtetasve V.L, 57 vjeç dhe N.L, 69 vjeç (Vëllezër).
Gjatë këtij konflikti, ka ndërhyrë edhe vëllai tjetër i tyre, shtetasi Zenel Lalaj dhe djali i shtetasit N.L, shtetasi Besnik Lalaj të cilët kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit V.L duke i shkaktuar atij dëmtime fizike dhe duke konsumuar kështu elemente të veprës penale "Dhunë në familje".
Njëkohësisht, në vijim të këtij konflikti, djali i shtetasit të dëmtuat V.L, shtetasi Fatjon Lalaj, ka dashur të hakmerret ndaj djalit të xhaxhait të tij shtetasit S.L, 39 vjeç (djali i shtetasit N.L dhe vëllai i shtetasit Besnik Lalaj), ku është konfrontuar fizikisht me këtë të fundit dhe ka tentuar ta vrasë me një sopatë por falë ndërhyrjes së policisë e cila neutralizoi autorin, nuk arriti ta vrasë por i ka shkaktuar dëmtime të rënda fizike.
Shtetasi S.L ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. Në këto kushte u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale "Dhunë në familje" i shtetasve:
•Zenel Lalaj, 66 vjeç, banues në Çorrush, Mallakastër.
•Besnik Lalaj, 26 vjeç, banues në Çorrush, Mallakastër.
Si edhe u arrestua në flagrancë për veprën penale "Vrasje e mbetur në tentativë" shtetasi:
•Fatjon Lalaj, 22 vjeç, banues në Mallakastër.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.
Detaje të reja vijnë nga ngjarja e Ballshit, ku disa kushërinj u konfliktuan me njëri-tjetrin dhe njëri prej tyre u godit me sëpatë nga kushëriri i tij i parë.
Sokol Lalaj, i goditur me sëpatë nga djali i xhaxhait, ka folur për Report Tv nga spitali dhe ka treguar versionin e plotë të ngjarjes.
Jemi nga Çorushi i Mallakastrës. Unë isha para derës së policisë në Ballsh, po prisja të vinin pleqtë, se xhaxhai kishte bërë debat me vëllain, kemi konflikte tokash. Kishim konflikt prej vitesh për 3.2 dynym tokë të mbjellë me ullishte. Ato toka po na vrasin, po na presin. Kur po prisja, vjen djali i xhaxhait nga lart me makinë, me sëpatë. Unë isha tek një lokal aty. Po të doni vemi shohim edhe vendin. Më qëlloi me sëpatë, ofendoi më shau, më tha “ju do rrihni babain tim”? Filloi po më godiste me bishtin e sëpatës, më qëlloi në trup, ku të më zinte sëpata. Unë isha afër policisë, nuk mu dha rasti të vija tek policia. Ai më qëllonte, unë vetëmbrohesha me njërën dorë, siç më goditi unë mbaja dorën se kullonte gjak. Pastaj, për një moment i bie sëpata nga dora. Unë iu qepa nga mbrapa, e zunë policët, e mori polici, atë djalin e futën brenda. Mua më nisën me urgjencë këtu në Fier në spital. Shkaku i sherrit janë tokat. Për ato toka po hahemi po grihemi. Kërkoj ndihmën e shtetit. Jam në hall të madh. Po vritemi për hiçgjë. Të vijë shteti. Mua më qëlloi Fatjon Lalaj. Unë me djalin para sherrit flisnim, ishte në Islandë me vëllain tim.
Sokol Lalaj, i plagosur nga kushëriri
Lalaj është plagosur në të dy krahët, por fatmirësisht ka shpëtuar pa dëmtime serioze për jetën. Ai është shtruar në spitalin e Fierit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Kokrat e fshatareve koketrashe. Ziheni e vriteni na bete gazin e botes. I ka ikur mendja se i kani rrahur nga babain dhe tani dilni ne Tv si viktima. Ashtu vazhdoni vetem he qytet mos zbrisni.
Përgjigju