BALLSH- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në lagjen "5 Shkurti” në Ballsh, ku nje 35-vjecar ka plagosur me armë zjarri ish-vjehrrin dhe ish-vjehrrën e tij.
 
Edmond dhe Ludmilla Xhaferaj, 53 dhe 52 vjeç kanë marrë disa plumba në trup dhe ndodhen në spital në gjendje të rëndë për jetën.
 
Ish-dhëndri Lulzim Sina 35 vjeç, i cili jetonte ne SHBA ka shkuar ne banesën e çiftit dhe pas debatit mes tyre, ish-vjehrri i ka hequr maskën që mbante, por ky i fundit ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim te bashkëshortëve.
 
Në momentin e sherrit ka qenë e pranishme edhe ish-gruaja e tij, por u ka shpëtuar plumbave dhe ka dalë me shpejtësi për të kërkuar ndihmë.
 
​Sipas të dhënave paraprake, 35-vjeçari kishte jetuar me bashkëshorten e tij prej disa kohësh në Amerikë.
 
Por para rreth 1 viti e gjysmë, çifti ishte kthyer për të mos u larguar më. Pas kthimit, mes tyre kanë nisur edhe konfliktet e mosmarrëveshjet që çuan në divorc.
 
Prej asaj kohe, sipas burimeve të Policisë, dhëndri kishte akuzuar prindërit e ish-bashkëshortes si shkaktarët që kishin bindur të bijën për t’i dhënë fund martesës.
 
Ndërkaq Edmondi ka zbritur deri në katin e tretë për të kërkuar ndihmë te një komshi, të cilët më pas i dërguan në spital.
 
Gjendja shëndetësore e të plagosurve ende është e rëndë, pasi ndodhen në sallën e reaminacionit nën kujdesin e mjekeve.
 
Sipas tyre do të duhen ditë për të përcaktuar gjendjen e tyre shëndetësore.
 
Policia po merr në pyetje familjarë të çiftit Xhaferaj ndërsa, po punohet edhe për arrestimin e autorit.
 
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.