BALLSH - Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri, paraditen e sotme në qytetin e Ballshit. Sipas policisë së qarkut të Fierit, Pajtim Lamaj 33 vjec u qëllua me armë zjarri nga shtetasi Aranit Dino, i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja.
Mësohet se konflikti ka nisur në një lokal, pak pasi 33 vjeçari kishte dalë nga festa e 22 vjetorit të themelimit të Partisë Sociliste në Ballsh. Megjithat, kreu i PS-s në Ballsh konfirmon se nuk kemi të bëjmë me një incident elektoral.
Sipas policisë dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive banale, ndërsa i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën në spitalin rajonal të Fierit. Policia vijon hetimet dhe po punon për kapjen e autorit të plagosjes.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com