Balluku dhe Kim vizitojnë TEC-et lundruese në Vlorë! Ambasadorja: Do mbështesim Shqipërinë që të ketë energjinë e nevojshme në këtë kohë krize

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka sëbashku me ambasadoren e SHBA-së Yuri Kim, TEC-et lundruese në Vlorë për prodhimin e energjisë. Balluku tha se anijet lundruese janë shumë të rëndësihme për vendin tonë, duke pasur parasysh sfidën energjetike në të cilën ndodhemi. Balluku i shpjegoi ambasadores se këto anije nëpërmjet sasisë që do të prodhohet nga këto anije pritet të mbulohen 15% e nevojave të konsumit vendas. Zv.kryeministrja theksoi se prodhimi i energjisë elektrike nga anijet do të fillojë në fund të këtij viti, ose në fillim të vitit 2023.

“Nga të gjitha të dhënat që kemi për rajonin tonë, bursa hungareze, megavat ora për vitin 2023 mesatarisht do kushtojë 529 euro. Ndërkohë që kosto e megavt orën nga kjo njësi në varësi të kostos së naftës do kushtojë nga 170 deri në 200 euro. Më pak se gjysma e megavt orës që do tregtohet në bursë. Nuk ka të bëjë thjesht me sigurinë energjetike, përveç faktit që do prodhojmë 15% të nevojës vendase, do kurojmë më shumë se gjysmën e  parave, gati 60% në krahasim me çfarë do të importonim këtë 15% të energjisë që na mungon. Mund tu jepen edhe vendeve të tjera me qira”, tha Balluku.

Ambasadorja Kim theksoi se SHBA do të mbështesë Shqipërinë në këtë kohë krize në mënyrë që të sigurojë që të gjithë energjinë elektrike që i nevojitet. Kim tha se energjia që do prodhohet nga dy anijet do të mbulojë nevojat e rreth 200 mijë familjeve.

Jam e kënaqur që Shqipëria ka këtë mundësi, janë të të njëjtit lloj që ka edhe në Finlandë. Në Europë po shohim atë që po ndodh me Rusinë dhe Ukrainën dhe duhet të sigurime se aleat të NATO-s të mund të diversifikojën burimet e tyre të energjisë që të jenë më të pavarura. Nuk duken të bukura por rëndësi ka që funksionojnë. Po shihja statistikat, nëse kjo funksionin si duhet të prodhojë të paktën 114 megavat. Kjo të paktën mund të përmbush nevojat 12-15% për energjinë elektrike në vend. Në terma mesatare do të thotë deri 150-200 mijë shtëpi. Do vazhdojmë të punojmë ngushtësisht për tu siguruar që Shqipëria të ketë energjinë që ka nevojë në këtë kohë”, tha Kim.

Zv.kryeministrja tha gjithashtu se TEC-et lundruese nuk kanë si funksion vetëm përballimin e krizës energjetike, por janë pjesë edhe e synimit të qeverisë për ta kthyer Shqipërinë eksportuese të energjisë. 

Dy anijet mbrritën në Portin e Vlorës në fillim të këtij muaji dhe pas kryerjes së këtyre procedurave do të nisë prodhimi i energjisë. Aseti Gjenerues termik përbëhet nga dy mjete notuese ne të cilat janë të vendosur motorë për prodhimin e energjisë elektrike me naftë.Marrëveshja 2-vjeçare me kompanitë Exelerate Energy dhe Renco është nënshkruar me mbështetje të Shteteve të Bashkuara të Amerikes. Qiraja ditore për këto anije është 63 mijë dollarë, dhe pas 2 vitesh aseti do t’i kalojë në pronësi KESH-it, i cili mund të vazhdojë t’i përdori për të prodhuar energji.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës