VLORËKanë mbërritur në Portin e Vlorës, dy anijet e marra me qira nga qeveria të cilat do të prodhojnë energji elektrike. 2 platformat lundruese pritet të prodhojnë 110 megavat orë energji elektrike, dhe të kontribuojnë në rritjen e prodhimit vendas në kushtet e krizës globale. Vetëm nëpërmjet sasisë që do të prodhohet nga këto anije pritet të mbulohen 15% e nevojave të konsumit vendas. Anijet pritet të prodhojnë sasinë e parë të energjië përgjatë muajit nëntor.

Aktualisht anija speciale që ka sjellë gjeneratorët do të qëndrojë në spirancë përpara hyrjes së terminalit, ku pasi të kryhen procedurat portuale e doganore anijet do të pozicionohen. Më pas do të bëhet lidhja e anijeve lundruese me sistemin e transmetimit që do të realizohet në pikën e lidhjes në nënstacionin e TEC-it të Vlorës dhe Nënstacionin 220KV në Babicë.

Pas kryerjes së këtyre procedurave do të nisë prodhimi. Aseti Gjenerues termik përbëhet nga dy mjete notuese ne të cilat janë të vendosur motorë për prodhimin e energjisë elektrike me naftë.

Marrëveshja 2-vjeçare me kompanitë Exelerate Energy dhe Renco është nënshkruar me mbështetje të Shteteve të Bashkuara të Amerikes. Qiraja ditore për këto anije është 63 mijë dollarë, dhe pas 2 vitesh aseti do t’i kalojë në pronësi KESH-it, i cili mund të vazhdojë t’i përdori për të prodhuar energji. Nëpërmjet këtyre anijeve sipas Ministrisë së Infrastrukturës do të hidhet një hap më tej në krijimin e pavarësisë energjetike

Ndërkohë disa qytetarë nga Vlora janë mbledhur para terminalit të Portit për të protestuar kundër mbërritjes së dy anijeve.

‘Unë erdha këtu për detin, jo për naftën’- shkruajnë qytetarët në pankartat që mbajnë në duar.

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama bëri me dije se familjet të cilat do shpenzojnë mbi 800 KWh do ta paguajnë çmimin e energjisë elektrike me 42 lekë pa TVSH.  Ndërsa familjet që nuk e kalojnë fashën 800, çmimi nuk ndryshon dhe do të vijojnë ta paguajnë energjinë elektrike me 9.5 lekë.

Çmimi 42 lekë për kilovat do të jetë në fuqi deri më 31 dhjetor, ndërsa në janar të 2023-shit pritet të caktohet një çmim i ri për fashën mbi 800 kilovat/orë në varësi të luhatjeve në bursë. Çmimi i ri nuk prek bizneset.

Një tjetër projekt pilot i qeverisë për 2 mijë familje është instalimi i paneleve diellore në pallate në mënyrë që të përdorin për ngrohje uji. Qeveria do t'i mbulojë 70% të kostos nëse ato vendosin të blejnë panele diellore. Sipas ministres, kjo sjell ulje të konsumit energjetik me 20-30%.

Në 1 tetor do të nisë gara për ofruesit e impianteve diellore ndërsa nga 1 nëntori do të nisë aplikimi i qytetarëve në portalin elektronik. Përmes këtij plani, qeveria garaton se dimri do të kalojë pa ndërprerje të energjisë elektrike, ndërsa nga kjo javë në terren del Task-Forca për lidhjet e paligjshme.

Tregu aktual i bursës së energjisë ka pësuar goditje të rëndë për shkak të luftës në Ukrainë, ku çmimet kanë arritur shifra marramendëse.

Mbërrin në Portin e Vlorës një nga anijet që do prodhojë energji elektrike
 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:33
Mbërrijnë dy anijet për prodhimin e energjisë në Vlorë, disa qytetarë dalin në protestë: Pasuritë natyrore s'janë të qeverisë

Pas mbërritjes në portin e Vlorës së anijes e cila do të prodhojë energji elektrike, disa qytetarë dhe ambientalistë kanë dalë sot në protestë.

Me pankartat ‘kemi ardhur për detit dhe jo për naftën’, qytetarët kanë kundërshtuar ankorimin e anijes në Portin e Vlorës.

Një prej tyre u shpreh se anijet do të sjellin dëme ekologjike dhe nuk do të kemi përfitime ekonomike.

‘Në planin e ekonomik, ligjor dhe ekologjik. Në të treja këto fusha kemi probleme. Llogaritet që të jetë një kosto prej 700 mln euro për dy vjet. Është bërë kontratat e KESH per 2 vite me një klauzolë të çuditshme që në 4 muajt e fundit mund të ndërpritet. Por për 4 muaj janë 12 mln euro, por subjekti kthen vetëm 45%. Subjekti mund të largohet për 20 muaj duke lënë 4 muaj pa punuar, por për 3 muaj do të marrë 9 mln euro. Krijon shqetësim për ndotjen ajrit, për njerëzit. Në gjithë florën dhe faunën e ujërave detare. Do të rriten temperatura mbi 14 gradë në det. Me këtë ritëm e gjithë fauna do të zhduket.

Energjia elektrike që vjen në Shqipëri është shumë e vogël. Ky shpenzim ka që mund mund të shkonte që të rivërë në punë TEC-in ekzistues me gaz dhe të orientohet drejt energjisë së rinovueshme. Ne jemi të shqetësim si në planin ekonomik dhe ekologjik. Pasuritë natyrore nuk janë pronë të qeverive por të komunitetit. Ne kemi një turizëm shumë të zhvilluar, do të ketë një dëm indirekt në turizëm. Bëhet një dëm i flora tokësore po ashtu.’- u shpreh një qytetar.