Deputetja Jorida Tabaku ka reaguar pasi ish-numri 2 i qeverisë, Belinda Balluku u mor e pandehur edhe për shkeljet me tenderët e 6 loteve të tjera të Unazës së Madhe. Tabaku shkruan se Kuvendi duhet t’i hapë rrugë drejtësisë dhe asesi imuniteti parlamentar nuk mund të bëhet mburojë për korrupsionin. Tabaku thotë se nuk e kupton se çfarë pritet ende për të rikthyer në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit të Ballukut që t’i hapet rrugë arrestimit.

“Nuk kuptohet se çfarë pritet ende për të rikthyer në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit të ish-zëvendëskryeministres, kur bëhet fjalë për një vepër penale që, sipas SPAK, është përsëritur në tetë raste. Kjo nuk është një çështje e izoluar, por një model qeverisjeje. Ndërhyrjet në tenderët e Unazës së Madhe nuk ishin sporadike, por të programuara, duke i kthyer prokurimet publike në një mekanizëm qokash korruptive.

Imuniteti parlamentar nuk mund të bëhet mburojë për korrupsionin. Përkundrazi, Kuvendi duhet t’i hapë rrugë drejtësisë që të veprojë pa pengesa. Një drejtësi e pavarur është një nga testet themelore të Shqipërisë në procesin e integrimit europian. Dhe drejtësia provohet pikërisht kur vepron mbi pushtetin, jo kur ndëshkon vetëm ata që nuk e kanë atë”, shkruan Tabaku.


Lajmi kryesor:

EKSKLUZIVE/ Paracaktoi fatin e 8 tenderëve, SPAK merr të pandehur Belinda Ballukun edhe për 6 lotet e Unazës së Madhe! I komunikohet akuza (VIDEO)