Eurodeputetja Isabel Wiseler-Lima tha në mbledhjen e Komitetit të Stabilizim-Asociimit në Tiranë se SPAK është ndër institucionet e besueshme dhe të suksesshme të reformës në drejtësi. Megjithatë, ajo sheh si problem pavarësinë duke shtuar se është Kuvendi ai që vendos për kërkesat e heqjes së imunitetit.
“SPAK-u është në fakt një nga institucionet që shqiptarët kanë më shumë besim dhe janë ndër institucionet që janë të suksesshme brenda reformës në drejtësi. Ndaj dhe kjo është edhe arsyeja pse ju keni marrë një vlerësim pozitiv në raportin interim. Pra kjo është një reformë e cila është fakt për të cilët është rënë dakord nga të dyja palët që në atë kohë. Por megjithatë pavarësia nuk është se sigurohet përnjëherësh. Kërkesat për imunitet për shembull vendosen këtu. Dhe çdo hetim dhe fillimi i tyre do të duhet vendosen këtu dhe ndërkohë anëtarët e Këshillit të prokurorisë dhe gjyqësorit zgjidhen nga parlamenti. Kjo nuk është një detyrë e lehtë. Pra dhe pyetja a do të jetë reforma në drejtësi e pakthyeshme? Dhe unë besoj fort që përgjigja është po”, tha eurodeputetja.
Komenti i Wiseler-Lima vjen pas votimit kundër nga Kuvendi për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut dhe thirrjen e përsëritur nga opozita për dorëzimin e kërkesës nga SPAK për arrestimin e saj, pas akuzave të reja për fshehje pasurie.
Lajmi kryesor:
Mbledhja e Komitetit të Stabilizim-Asociimit, PS: Integrimi në BE, prioritet! Opozita: Kuvendi mbrojtës i interesave klienteliste! Ambasadorja Moreira de Sousa: Të ruhet ritmi i reformave








