Balluku inspekton investimin në nënstacionin elektrik të Hoxharës: Eliminon përmbytjet dhe i përgjigjet zhvillimit ekonomik të zonës

Një investim i rëndësishëm prej rreth 1.6 milionë eurosh është kryer në Nënstacionin elektrik të Hoxharës në rrethin e Fierit si dhe për rikonstruksionin dhe fuqizimin e segmentit të linjës 35kV TEC Fier – Hoxharë. Përmes kësaj ndërhyrjeje është bërë i mundur rikonstruksioni i nënstacionit, si nga ana ndërtimore ashtu edhe ajo elektrike duke pothuajse dyfishuar kapacitetet e tij.

Gjatë një inspektimi të kryer në këtë nënstacion Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku theksoi rëndësinë që kanë këto investime të kryera nga OSHEE, si për plotësimin e nevojave të banorëve, ashtu edhe për zhvillimin e ekonomik të zonës

“Nënstacioni i Hoxharës është një nga nënstacionet më të rëndësishme që ne kemi. Në 2018 këtu kemi pasur një përmbytje të madhe, për shkak të problematikave që ka pasur hidrovori. Ky është hidrovori, i cili shkarkon të gjithë prurjet e Vjosës, pra hidrovori i Fier-Vlorës e quajmë ne ndryshe, i cili për shkak të këtij suporti teknologjik, që do të ketë me nënstacionin e ri, nuk do të ketë më asnjë problem. Gjithashtu ky investim është shumë i rëndësishëm për ne si Ministri e Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi akomodon dhe do të akomodojë të gjitha investimet që vijnë në fushën e energjisë së rinovueshme në këtë zonë”, tha ministrja Balluku.

Investimet e realizuara dhe ato të cilat do të nisin së shpejt, shtoi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, janë të mirë studiuara pasi mbulojnë jo vetëm nevojat aktuale në zonat ku ato realizohen, por njëkohësisht i përgjigjen edhe zhvillimit të tyre në të ardhmen.

“Prej vitesh në OSHEE dhe sidomos këto 3 vitet e fundit, kemi bërë investime me studime të mirëfillta, studime të thella të cilat zgjidhin problematikat që ne kemi për momentin, por nga ana tjetër edhe adresojnë nevojat që do të kemi në të ardhmen. Çdo investim që ne bëjmë në kë sektor, janë investime të cilat jo vetëm kontribuojnë në këto momente për ekonominë, për biznesin, për bujqësinë, për qytetarët por edhe në dekadat e ardhshme. Të gjitha investimet janë bërë në mënyrë të tillë që të akomodojnë nevojat e biznesit, nevojat e zhvillimit ekonomike, nevojat e zhvillimeve të parqeve fotovoltaike apo edhe zhvillimeve të tjera minimalisht për një dekadë të ardhshme”, theksoi Balluku.

Gerti Bilero, Drejtor i Tensionit të Lartë, Njësia Jugperëndim, OSSH bëri të ditur se në qarkun e Fierit aktualisht po investohet në nënstacionin e Divjakës ndërsa janë planifikuar ndërhyrje edhe në nënstacionet e tjera që janë pjesë e këtij qarku.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja