Deputeti i partisë Mundësia, Erald Kapri iu drejtua kryeministrit Edi Rama, i cili është i pranishëm në Kuvend, me pyetjen nëse do ta shkarkojë Belinda Ballukun nga posti i zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë teksa ajo është vënë nën akuzë nga SPAK. Ai kujtoi deklaratën e bëri nga kryeministri se PS dhe qeveria nuk do të bëhet mburojë të asnjë zyrtari që përballet me drejtësinë.

“Është një ditë e shënuar se paska ardhur kryeministri në sallë se vjen një herë në 6 muaj. Zoti kryeministër keni bërë mirë që keni ardhur por thelbi i gjithçkaje që ka të bëjë me buxhetin dhe prioritetin që keni vendosur është lufta ndaj korrupsioni,. Dje ishit në një samit zgjerimi në Bruksel dhe jam kurioz se si ia shpjegoni partnerëve evropianë luftën ndaj korrupsionit ku zëvendësit tuaj njëri pas tjetrit janë me akuzë për korrupsion nga SPAK. Pyetja ime është publike nga të gjithë shqiptarët, keni thënë se PS dhe qeveria nuk bëhet mburojë e asnjë zyrtari të lartë. Kush është në akuzë nga spak do e shkarkoni apo jo”, tha Kapri.


Lajmi kryesor:

Opozita i kthen shpinën, Rama në Kuvend: Me faqe për muri iu pafsha! 50 mln € i Llogarasë, si 450 mln € i inceneratorit! Në rrugë po tkurreni