Sikurse e ka traditë, kryeministri Edi Rama nuk i mungoi Kuvendit në seancën maratonë të dedikuar për buxhetin. Pas shumë javësh, ai u shfaq në seancë. Në krah të tij edhe numri 2 i qeverisë Belinda Balluku që po ashtu kishte bërë mungesa që prej marrjes si e pandehur nga SPAK.
"T’i japim duartrokitje të pandehurës nga SPAK për abuzim", tha Gazment Bardhi.
Sapo iu drejtua foltores së Kuvendit, Rama u përball me këtë reagim të opozitës, e cila në shenjë proteste, i ktheu shpinën. Nuk qëndroi indiferent, por përgjigjen e dha menjëherë.
"Dhe të ankoheni për ligjin dhe të më ktheni mua kurrizin sikur nuk shkon, megjithatë faleminderit për këtë lehtësim që i bëni fjalimit tim se më mirë shpina se fytyra juaj. ", theksoi Rama.
Për zëvendësen e tij, njëherësh ministren e tij të Energjetikës, Belinda Ballukun, akuzat ndaj të cilës kanë ndezur seancat e fundit plenare, Rama dha përgjigjen e prerë se drejtësia është e lirë të hetojë pa dallim.
"Përsa i përket tunelit të Llogorasë, dua te them se ai 50 milionëshi është si “450 milionëshi” i inceneratorëve dhe ndërkohë natyrisht, që sot, pikërisht pse drejtësia është e pavarur, shqiptarët i referohen drejtësisë dhe nuk i referohen atyre që duan të bëjnë prokurorin rrugëve dhe që pastaj kur dalin në rrugë, mbeten kashtë e kokrra siç me thanë, se kishit mbetur përpara nja dy netësh. Nëse sot Shqipëria për herë të parë në histori heton pa dallim. kjo jo vetëm është merita ekskluzive e PS, por nga ana tjetër, botërisht dihet se PS është dhe garantja ekskluzive e asaj pavarësie.", shtoi Rama.
"Zonja është marrë e pandehur, ty çfarë të detyron që të jesh avokati i saj? Peng te Balluku se nuk ka asnjë shpjegim tjetër pse del e mbron Ballukun dhe hesht i dorëzuar para saj. Ata janë bashkë.", shtoi më pas Bardhi.
Mes kritikave të opozitës për buxhetin, kreu i qeverisë tha se pensionet janë kryefjalë, dhe se rritja e tyre nuk do të përkthehet në rritje detyrimesh.
"Ky buxhet është një buxhet historik për PS sepse për herë të parë adreson në mënyrë domethënëse dhe të qëndrueshme përmes një angazhimi financiar afatmesëm prej 1.7 miliard eurosh rritjen e mbështetjes së pensionistëve. Ne nuk do të bëjmë asnjë rritje të kontributeve në këtë fazë. Gjithçka që do të rritet në buxhetin e familjarëve dhe punonjësve të sektorit publik si rezultat i rritjes së pagës minimale është vetëm rezultat i rritjes së ekonomisë.", tha kryeministri.
"Këtij buxheti mund t'i vendosim edhe një emër 2 B i korrupsionit në qeveri. Nëse do ishte për pensionistët, nuk do i jepeshin vetëm ministrisë së ballukut pjesë e madhe e buxhetit. Ne votojmë kundër…", replikoi Bardhi më vonë.
Ndërkohë, opozitës kryeministri ia bëri të qartë, se nën drejtimin e qeverisë së tij, rruga do të vijojë e pandërprerë edhe në destinacionin e Bashkimit Evropian.
"Jo vetëm hapëm të gjithë kapitujt e negociatave, por jemi çmuar me notat më pozitive ddhe jemi çmuar me notat më pozitive pikërisht se jo vetëm i kemi qëndruar strikt të gjitha detyrave dhe praktikisht sot jemi në vendin e parë për plotësimin e të gjithave atyre kërkesave të parashikuara nga plani i ri i rritjes", tha Rama.
Pasi mbylli fjalimin e tij, Rama u largua nga salla, bashkë me një urim: "Kështu me faqe për muri ju pafsha gjithmonë, vetëm me shëndet aman se na duheni gjallë."

Ish-deputeti Nard Ndoka ka tallur deputetët e Partisë Demokratike, të cilët sot i kthyen shpinën kryeministrit Edi Rama kur ky i fundit u afrua në foltoren e Kuvendit.
Postimi në Nard Ndokës:
O miq, a e keni mendu mirë këtë skenën?
Se kur i ktheni kurrizin Ramës, në fakt po i sillni b***ën.
S’di, po nuk më duket shumë formë proteste kjo…
Kreu i grupit parlamentar të PD-ë, Gazment Bardhi thotë se 800 milionë euro të parashikuara për buxhetin e vitit 2026, do të administrohen nga Belinda Balluku, e pandehur nga SPAK për shpërdorim të fondeve publike, dhe nga Rama, bashkëpunëtori i saj.
Bardhi thotë se po të mbledhësh të gjitha paratë e vjedhura nga Balluku më tunelin e Llogarasë dhe nga projekti për triportin e Vlorës, rritja për pensionistët do të ishte shumë herë më e madhe.
“Më lejoni të them që dënimet kolektive i kemi lënë në kohën e paraardhësve tuaj. Nuk ka gjë më etike për një Kuvend qe t’i kthejë kurrizin dhe të përbuze një njeri dhe qeveri të korruptuar. U paraqit në foltore si avokati i aferës korruptive të inceneratorëve, të tunelit të Llogarasë dhe të çdo afere të kësaj qeverie. Në 30 minuta, të fjalës së avokati të inceneratoëve të tunelit të Llogarasë, 15 minuta ia dedikoi mbrojtjes sesi ne nuk duhet të bëjmë prokurorinë ndaj Ballukut. Ne thjeshtë sollën më vëmendje se çfarë ka thënë. Mirë opozita nuk duhet të bëjë prokurorin, po ty çfarë të detyron të bësh avokatin e një të pandehure për abuzim të fondeve publike?
Japim për 670 mijë pensionistë, 100 milionë euro, ndërsa për tunelin e Llogarasë, vidhen të paktën 50 milionë euro vetëm në letër. Vetëm në koncesionin e triportit rë Vlorës, janë koncesion 60 milionë euro. Do të mjaftonin këto dy projekte që ta kishim dyfish rritjen e pensioneve. Ne përbuzim modelin tuaj, që në vend që t’i çoni paratë tek pensionistët, i çoni tek xhepat e ministrave të korruptuar. Nuk ka gjë më të etike që t’i kthesh shpinën, ti përbuzësh dhe të ftosh çdo shqiptar që këtë model duhet ta përbuzin. Nuk mund të ndodhë që 800 milionë euro në t’ia besojmë një njeriu që është provuar... Komisonerja tha dje që shyqyr zotit që u zbulua dhe duhet ndëshkuar. Sot qeveria është e vetja në rajon dhe ky është i vetmi kryeministri dhe në Evropë që zëvendës një të pandehur për abuzim me miliona euro.
Sot me buxhetin e 2026, qeveria nisi të bëj atë që ditë të bëjë më mirë, t’ju ngopë me lugën bosh dhe me propagandë. Rritje, sukses, zhvillim. Sinqerisht për të qeshur e për të qarë. Këta mendojnë se disa prezantime me ngjyra, mund ti bëjnë shqiptarë të harrojnë realitetin. Kjo funksionon për patronazhistët por jo për njerëzit e ndershëm që paguajnë faturat dhe kostot e korrupsionit.
Ky buxhet në pjesën më të madhe do të menaxhohet nga Balluku ,e pandehur për abuzime me fonde publike dhe nga Rama, bashkëpunëtori i saj. Këtij buxheti mund ti vendosim dhe një emër, nga dosja 5D kemi kaluar tek buxheti i qeverisë qendrore 2B. Veçanërisht Belinda ka net pa gjumë për shqetësimin që ka për qytetarët që janë pa bukë. Kur t’ju tregojë qeveria sa mirë po jetoni, tregojini dosjen e SPAK për tunelin e Llogarasë ku janë zhdukur të paktën 50 milionë euro”, tha ndër të tjera Bardhi.
Kryeministri Edi Rama bëri sërish ironi me deputetët e PD që i kthyen shpinën teksa po fliste në Kuvend. Ai iu drejtua duke iu thënë se "me faqe për muri ju pafsha, gjithmonë me shëndet aman se na duheni gjallë".
“Nga ana tjetër, dua të them që është e rëndësishme se ka pasur shumë lloj fjalësh në eterin e rrjeteve sociale edhe në tribunat e propagandës kundër gjithë këtyre masave. Është thënë se do të rriten pensionet, pagat por edhe kontributet. E vërteta është që normat kotributive që aplikon Shqipëria janë më të ulëta se në rajon, por ne nuk do të bëjmë asnjë rritje të kontributeve në këtë fazë, të gjithë duhet të dinë se gjithcka do të rrisim në buxhetin familjar për pensionistët, punonjësit e administratës dhe në sektorin publik, është vetëm rezultat i rritjes së ekonomisë. Edhe pse do të më pëlqente të vazhdoja gjatë me këtë pamje ekskluzive këtu, më frymëzon shumë. Kështu me faqe për muri ju pafsha, gjithmonë me shëndet aman se na duheni gjallë.”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama, teksa po fliste për projektbuxhetin 2026, ironizoi sërish opozitën duke thënë se do të vazhdonte me pamjen ekskluzive, duke iu referuar deputetëve që i kthyen shpinën gjatë kohës që ai fliste.
Më tutje, theksoi se ishte PS që i dha flamurin e pavarësisë drejtësisë, dhe tha se vetëm kjo parti do të jetë garante ekskluzive e saj. Një koment ironizues nuk kurseu për Sali Berishën, i cili ishte sot në SPAK për 21 janarin, teksa tha: “Parafytyroni vetëm për një moment se si do ta përplasnin për mirë drejtësinë e pavarur ata që për momentin dhe një kohë të gjatë do të vazhdojnë të përeplasin vetëm veten”.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Për sigurinë, rendin kemi buxhet masiv, që diktohet nga detyrimet tona në dy drejtime, në raport me NATO dhe me drejtësinë e pavarur, pavarësinë e së cilës e garanton vetëm PS. Kështu, në buxhetin që do të miratojmë, kemi një rritje domethënëse të mbështetjes qoftë për mbrojtjen apo drejtësinë.
Skema e re e komspensimit për fermerët që nuk janë subjekt i TVSH. Me këtë kompensim të TVSH, drejtpërdrejt nga administrata tatimore, besoj se do t’i japim një shtytje domethënëse përpara edhe sektorit të bujqësisë duke i mbështetur drejtpërdrejt fermerët dhe norma e ribursimit është më konkurruesja në rajon dhe vendoset mbi nivelet 5 dhe 8 % të vendeve të tjera, duke qenë në nivelin 10%.
Shqipëria nuk ndalet, sepse kemi hyrë në një fazë vendimtare, që dje mori shtysë të re në Bruksel, ku jo vetëm hapëm të gjithë kapitujt e negociatave por jemi çmuar me notat më pozitive pikërisht sepse jo vetëm i kemi qëndruar strikkt të gjitha detyrave dhe praktikisht sot jemi në vendin e parë për plotësimin e të gjithë atyre kërkesave të parashikuara nga plani i ri i rritjes, samiti për të cilin do mbahet këtu në Tiranë. Jemi të çmuar posaçërisht për atë që mallkohemi non stop nga ata që sot po më fusnin në një borxh të madh me këtë pamje spektakolare që po më ofrojnë, pikërisht për drejtësinë, reformën, respektin ndaj pavarësisë dhe faktit që nëse sot Shqipëria për herë të parë në histori lufton me korrupsionin, heton pa dallim, ka vendosur në të njëjtin nivel në buxhetin legjislativ edhe flamurin e pavarësisë së pushtetit të drejtësisë është merita ekskluzive e PS, por botërisht dihet se PS është edhe garantja ekskluzive e asaj pavarësie. Parafytyroni vetëm për një moment se si do ta përplasnin për mirë drejtësinë e pavarur ata që për momentin dhe një kohë të gjatë do të vazhdojnë të përplasin vetëm veten.
Kryeministri Rama foli gjithashtu për rritjen e pagës minimale, diferencimin e pagave më të ulëta, rritjen e pagave në administratën publike dhe gjithashtu për paqen fiskale. Kjo e fundit e ndarë në 4 sektorë, do t’i falë bizneseve detyrimet e prapambetura sipas formës së parashikuar.
“Paga minimale 700 euro. U fol këtu për një falje të madhe, është e vërtetë, është një falje e madhe përmes paqen fiskale do ‘i bëhet të gjithë sipërmarrjes, duke i dhënë mundësinë të mbyllë çështjet e vjetra, duke ushqyer besimin dhe bashkëpunimin, dhe duke lehtësuar marrëdhëniet dhe kostot administrative të sipërmarrjeve. Prandaj i ftoj të gjitha sipërmarrjet të lexojnë paketën fiskale dhe t’i referohen faljes që do të bëhet në 4 forma, fshirje e plotë të detyrimet të papaguara për më shumë së 10 vite, fshirje e 50% të detyrimet për 5-10 nëse pjesa e mbetur paguhet menjëherë, fshirje 25% e detyrimeve 5-10 nëse pjesa e mbetur paguhet me këste brenda vitit, dhe fshirje e gjobave dhe kamatëvonesave 1-5 vite me kusht që të paguhet e tatimi dhe kontributi i asaj periudhe. Të gjitha me fshirjen e gjobave dhe kamatëvonesave. Gjithashtu do të kenë mundësinë të korrigjojnë deklarimet e mëparshme në pasqyrat financiare.
Sipërmarrja mund të angazhohet të rritë me 18% fitimin e tatueshëm ne krahasim më vitin e kaluar, dhe ky fitim do të taksohet vetëm 5%. Kjo është një marrëveshje re, kuptimplotë dhe transparente. Dua të them se buxheti bën dhe një rritje tjetër domethënëse të pagave. Faktikisht duhet të kujtuar se e filluam me përjashtim nga tatimi mbi pagën të atyre që kishin pagë minimale 300 euro. E vazhduam më pas me ato që e kishin 400 euro dhe tani me ato që do e kenë 500 euro. Paga minimale në Shqipëri kur ne morën detyrën ishte vetëm 157 euro. Ndërkohë duhet ta mbajmë mirë parasysh se pesha e të punësuarve me pagë minimale, ka rënë nga 60% në 14 % që tregon një rritje të vazhdueshme drejt pagave më të larta. Ne e kemi 2fishuar pagën mesatare në sektorin privat, e cila sot është shumë më e lartë seç ishte dhe e kemi çuar pagën mesatare në sektorin publik në 1000 euro. Për herë të parë do të fusim indeksimin periodik të pagën për administratën publike që të vazhdojmë të fuqizojmë familjet dhe të mbështesin rritjen e standardeve të jetesës. Kemi parashikuar dhe rritje të diferencuar të pagave më të ulëta”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama iu përgjigj edhe deputetit Erald Kapri, pasi më herët iu drejtua duke i thënë se çfarë mendojnë evropianët për luftën ndaj korrupsionit ndërkohë që njerëzit e afërt të tij, si Belinda Balluku, merren te pandehur nga SPAK. Rama tha se ndërkombëtarët mendojnë se si sot korrupsioni nuk është luftuar si asnjëherë më parë.
Ndër të tjera, Rama iu referua dhe statistikave të Eurostat duke bërë me dije se Shqipëria ka risk më të ulët për varfërinë sesa vendet e tjera në Ballkan. Gjithashu ai iu përgjigj dhe akuzave të Gazment Bardhit, i cili tha se paratë e vjedhura nga inceneratorët dhe tenderat, mund t’i kishin kaluar për rritjen e pensioneve. Kryeministri tha se asnjë shifër nga ato që pretendon opozita nuk figuron në asnjë dosje hetimore.
“Duhet të ndani opinionet nga akuzat. Ndajini këto dhe jeni në rregull me rregulloren. U ngacmova dhe nga deputeti që po më rri përballë, tregon që ligji nuk e ka afektuar, dhe po isha në Bruksel dhe Shqipëria hapi të gjithë kapitujt e negociatave, dhe meqë pyetej çfarë mendojnë ata për luftën kundër korrupsionit, po të them që ata mendojnë së si sot korrupsioni nuk është luftuar ndonjëherë (qesh opozita).
Po të mos e mendonin, nuk do t’i hapnin kapitujt. Ndërkohë juve nuk e keni kuptuar që në këtë vend punët janë ndarë, dhe për sa kohë do të vazhdoni të bëni prokurorinë popullore, për aq kohë do të vazhdoni të jeni aty dhe gjithmonë më të tkurrur. Tani natyrisht nuk jemi për të diktuar për ju, por meqë më ngacmoi ,dhe prandaj nuk vij që mos të ngacmohem.
Dua ta nis pikërisht me varfërinë dhe me të ardhurat. Sepse pikërisht këtu tek raporti me varfërinë qëndron dhe arsyeja përse jemi në mandatin 4. Dua ta nis duke cituar Eurostat ‘Shqipëria ka një nivel më të ulët rreziku për varfërinë sesa Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Turqia. Shqipëria është më pranë mesatares së BE në aspekt’, këtë e thotë eurostat. Lidhur me ndryshimin e peshës së ushqimit në buhet që ishte afro 15% kur ne morën detyrën dhe sot është nën 40%.
Sipas bankës së Shqipërisë të ardhurat reale janë rritur mesatarisht 4-5% në vit në periudhën 2021-2024. Po e mbyll me fondin monetar ndërkombëtar, i cili jo më larg se pak ditë më parë tha se Shqipëria është një ndër ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Evropë më politika fiskale dhe monetare të kujdesshme. Këto janë burime të padyshimta. Ndërkohë që dëgjova këtu që në Shqipëri paska një taksë korrupsion dhe me 450 milionë euro të inceneratorëve mund të bëhej një rritje agresive e pensioneve. Ky 450 milionë euroshi, është thjeshtë aritmetika e atij që mua më mungon shumë, por e kujtoj përmes jush. 7x 7=42. Ky konstatim nuk figuron asgjëkund në asnjë nga fashikujt e një çështje të hetuar prej shumë vitesh. As 45 nuk duken asgjëkund. Gënjeshtrat tuaja, janë me dhjetëra herë mbi realitetin”, tha Rama.
Sapo kryeministri Edi Rama doli në Foltoren e Kuvendit, u përball me shpinat e kthyera të deputetëve të PD-së, po nuk iu kurseu ironinë, duke iu thënë se "më mirë shpina sesa fytyra juaj". Ironizoi edhe Flamur Nokën, pasi deputeti demokrat shënjestroi Niko Peleshin për "besnikëri të tepruar" ndaj Ramës.
Rama i kujtoi atij se Peleshi është larg atij, pasi siç shtoi kryeministri, besnikëria e Nokës ndaj Berishës është monopol. Me tutje i thotë se Nokës mund t'i afrohet vetëm Shefqet Peçi dhe Lei Feni.
“Dhe të ankoheni për ligjin dhe të më ktheni mua kurrizin sikur nuk shkon, megjithatë faleminderit për këtë lehtësim që i bëni fjalimit tim se më mirë shpina se fytyra juaj. Jam thellësisht i prekur nga konstatimi i zotit Noka, i cili akuzoi kryetarin e kuvendit për besnikëri të tepruar ndaj kryetarit të partisë ndërkohë që Noka e ka besnikërinë ndaj kryetarit të partisë monopol dhe s'ka autoritet konkurrence që ia vë dyshim monopolin dhe madje do ta quaja "Besnik Flamur Noka". Kështu që Niko është larg teje Flamur as mos e ki merak fare, se ty në historinë e Shqipërisë mund të të afrohet vetëm Shefqet Peçi ndërkohë që në historinë e botës ne rrotë më rrotë me Lei Fengin. Ky është një opinion që mund ta diskutojmë. Duhet të ndani opinionet nga opinionet dhe ofendimet dhe opinionet nga akuzat.”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama, teksa u ndal te Tuneli i Llogarasë, duket se bëri edhe një koment indirekt për marrjen si të pandehur të Belinda Ballukut nga SPAK, teksa tha se drejtësia është e pavarur. Opozitën e ironizoi duke thënë se duan të bëjnë prokurorin rrugëve, por në fakt kanë mbetur "kashtë e k*qe" sikurse të hënën, duke iu referuar Foltores para kryeministrisë, që pati shumë pak mbështetës.
“Sa i përket tunelit të Llogarasë 50 mln është si ai 450 mln i inceneratorëve, ndërkohë rrini fort ligjit andej. Ndërkohë natyrisht që sot pikërisht pse drejtësia është e pavarur, shqiptarët i referohen drejtësisë dhe jo atyre që duan të bëjnë prokurorin rrugëve dhe që pastaj kur dalin në rrugë mbeten kashtë e k*qe sic më thanë se kishit mbetur para dy netësh. E fundit që kam është kënga e mjerueshme e fondeve të bujqësisë.", tha Rama.
Më pas u ndal te akuzat për fondet e IPARD-it, teksa tha se keqadministrim ka pasur edhe në vende të tjera, por shtoi se do të korrigjojnë gabimet e bëra.
"Dua t’i them shqiptarëve se OLAF-i, i cili bën hetime për llogari të KE, për vitin 2019 dhe 2023, nuk ka gjetur shkelje të të njëjtës natyrë siç ka gjetur në Shqipëri vetëm në këto vende, Luksemburg, Maltë, Qipro, Irlandë dhe Holandë. Ndërkohë që shumta e vendosur nga OLAF përpara vendeve të tjera të BE, që nga Italia, Greqia, Hungaria e Portugalia, Danimarka e Estonia, Polonia, Rumania është mbi 1 mld euro, që në konsideratë ne zyrës së hetimit të BE, janë të keqadministruara. Kështu që duhet të mësohemi edhe me këtë aspekt, sepse jemi pranë BE, dhe thjesht duhet të ulim kokën, të korrigjojmë çfarë mund dhe duhet të korrigjojmë dhe të jemi të hapur për t’u korrigjuar përmes jo ndërhyrjes apo refuzimit të auditeve por përmes respektimit të tyre. Kjo është një arsye pse kemi hapur të gjithë kapitujt dhe pse shqiptarët na besojnë ne dhe jo juve. Ky buxhet është historik për PS, sepse për herë të parë adreson në mënyrë domethënëse përmes një angazhimi financiar afatmesëm prej 1.7 mld eurosh rritjen e mbështetjes ndaj pensionistëve. E mira e kësaj pune që vjen në favorin tonë është se fjalët i merr era, faktet mbeten dhe ato që dëgjojnë njerëzit nga foltorja kanë mundësisë t'i vërtretojnë në vijim siç kanë vërtetuar ato që ne kemi thënë. Sa më shumë do të thuhet se nuk po rrisim pensionet, aq më shumë do të binden pensionistët se nuk ka asnjë alternativë tjetër në republikën e Shqipërisë për ta dhe nipërit e mbesat e tyre përveç PS.", shtoi kryeministri.
Ndalur te mbrojtja sociale, Rama përmendi rritjen e pensioneve.
"Vijojmë me mbrojtjen shoqërore, arrin sot me këtë buxhet në 257 mld lekë ose me një rritje prej 11.6 mld. Kjo shumë për mbrojtjen sociale, ndërohë që nga njëra anë varfëria ulet dhe papunësia ulet, është më shumë sesa dyfishi i mbrojtjes që kishin shqiptarët kur ne morëm detyrën. Pensionistët janë kryefjala e këtij buxheti dhe mandati. Pa harruar edhe ata që vazhdojnë të jenë në skemën e ndihmës ekonomike, përfituesit si persona me aftësi të kufizuara edhe domosdoshmërinë për një qasje të re dhe shtysë të re në aspektin e strehimit dhe mbetur besnikërisht pranë familjeve të reja me bonusin e bebes. Jemi sot në një tjetër vit, me një tjetër buxhet e paketë fiskale, por mbetemi besnikërisht të palëvizshëm nga pozicioni ynë që deri në 2029, biznesi i vogël nuk do të paguajë tatim fitimi. Atyre që flasin për varfëri, papunësi e taksa, iu them se Shqipëria ka nivelin më të lartë të biznesit pa TVSH, në të gjithë Evropën. Deri në 100 mijë euro xhuro nuk paguan as tatim fitimi dhe as TVSH. Në këtë pikë jemi shumë më lart në të gjithë rajonin, por me herë. Pragu i TVSH për biznesin e vogël në RMV është 16 mijë euro. Një tjetër zotim i dhënë në pranverë dhe mbahet në këtë buxhet është rritja e pagës minimale që prej janarit do jetë 500 euro.”, tha Rama.
Deputeti i partisë Mundësia, Erald Kapri iu drejtua kryeministrit Edi Rama, i cili është i pranishëm në Kuvend, me pyetjen nëse do ta shkarkojë Belinda Ballukun nga posti i zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë teksa ajo është vënë nën akuzë nga SPAK. Ai kujtoi deklaratën e bëri nga kryeministri se PS dhe qeveria nuk do të bëhet mburojë të asnjë zyrtari që përballet me drejtësinë.
“Është një ditë e shënuar se paska ardhur kryeministri në sallë se vjen një herë në 6 muaj. Zoti kryeministër keni bërë mirë që keni ardhur por thelbi i gjithçkaje që ka të bëjë me buxhetin dhe prioritetin që keni vendosur është lufta ndaj korrupsioni,. Dje ishit në një samit zgjerimi në Bruksel dhe jam kurioz se si ia shpjegoni partnerëve evropianë luftën ndaj korrupsionit ku zëvendësit tuaj njëri pas tjetrit janë me akuzë për korrupsion nga SPAK. Pyetja ime është publike nga të gjithë shqiptarët, keni thënë se PS dhe qeveria nuk bëhet mburojë e asnjë zyrtari të lartë. Kush është në akuzë nga spak do e shkarkoni apo jo”, tha Kapri.
Deputeti Agron Shehaj ka kërkuar zhvillimin e një interpelance më zv.ministren Belinda Balluku dhe gjithashtu me kryeministrin Edi Rama, për të cilat ai thotë se kjo e drejtë i është mohuar.
Ndër të tjera, Shehaj thotë se për herë të parë në historinë e Shqipërisë, por ndoshta dhe të Evropës, që dy zv.ministra të një qeverie, merren të pandehur njëri pas tjetrit nga drejtësia të akuzuar për korrupsion.
“Interpelancë me Ballukun, atëherë nuk ishte e pandehur sot po, dhe kjo e bën më të rëndësishme interpelancës. Brenda 3 javësh nga dorëzimi i kërkesës, ju duhet të caktoni një datë. Kam kërkuar interpelancë dhe me kryeministrin, por më është mohuar. Është një moment historik. Për herë të parë në 35 vite, të pushtetshmit po dalin përpara drejtësisë. Duhet të jetë për herë të parë dhe në Evropë që dy zv.ministra, njëri pas tjetrit, Ahmetaj në arrati i akuzuar për korrupsion, Balluku e panehur për një tender me mbi 100 milionë euro. I kemi parë përgjimet, ‘palloshi i gjatë’ ‘prit të marr pak leje’... (i tërheq vëmendjen kryetari i Kuvendit) Ka dy funksione ky parlament, të votojë ligje dhe t’i kërkojë llogari qeverisë sesi harxhohen paratë e qytetarëve shqiptarë, Më është mohuar e drejta për interpelancë”, tha Shehaj.
Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ironizoi Foltoren e PD-së para kryeministrisë, ku mblodhi një numër të vogël mbështetësish. Balla tha se serioziteti i PD-së vazhdon të konsolidohet sikurse u konsolidua të hënën në bulevardin Dëshmorët e Kombit.
“Ju me matematikën u ka lënë ai mbrapsht se 7 x 7 vazhdoni... E di që pensionisti i vetëm ndër ju, nuk ka hall rritjen e pensioneve se e ka pagën e lart, fjalim për 670 mijë të tjerët. Ju keni hallin e pensionistit tuaj. Iu referova nënës time të dashur dhe 670 mijë pensionistëve. Pa humbur kohë, iu lutem ta votojmë kërkesën për t’iu bashkuar debatit të buxhetit. Ky debat, minimumi jetik, është pjesë e diskutimit të buxhetit, strategjia juaj dhe për të marrë Jorida 10 minuta...vazhdoni. Ndërkohë serioziteti i forcës tuaj politike vazhdon të konsolidohet sikurse u konsolidua të hënën me 300 petrita në bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi i tërhoqi vëmendjen Gazment Bardhit, i cili me ironi u tha deputetëve socialistë që të duartrokasin për të pandehurën nga SPAK, Belinda Balluku, Bardhi tha se ishte brenda etikës dhe nuk fyeu njeri.
Bardhi: Para se fillojë punimet kuvend, t’i japin duartrokitje të pandehurës nga SPAK për abuzim.
Peleshi: Se keni fjalën për të personalizuar goditje, fjalën e keni për të folur për projekt kalendarin.
Bardhi: E kuptoj që është fjalë turpi për ata që kanë turp statusi e pandehur por është brenda etikës unë nuk fyeva njeri. Unë s’po them ca i thotë ajo Ramës. Nuk e përdora atë, e kanë në raport me njëri-tjetrin.
Partia Socialiste ka rrëzuar kërkesën e PD për mocion me debat për minimumin jetik.
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Kuvend, ku do të mbahet seanca maratonë për buxhetin 2026 dhe paketën fiskale.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ironizoi opozitën për kërkesat e tyre të vazhdueshme për mocion me debat, më të fundit atë për mungesën e ligjit të minimumit jetik në projektbuxhetin e vitit 2026. Balla tha se në Kuvend po diskutojnë për këtë çështje, ndërsa ironizoi teksa tha se “ka nga ju që nuk kuptojnë shqip”.
Më pas i drejtohet Tabakut, teksa i thotë se gënjeve kur the se qeveria refuzon të rrisë pensionet.
“Të gënjesh pa tu dridhur buza e qerpiku është kurajo e madhe. Duhet të sqarojmë se sdiskutimi është për procedurë. Në Konferencën e kryetarëve ua kemi thënë se kërkesa juaj e merr përgjigjen menjëherë pas kësaj pike të rendit të ditës, kur qeveria i paraqet popullit shqiptar buxhetin më të madh në historinë e vendit 8.9 mld euro, nga të cilat 1.7 mld euro janë vetëm për politika sociale. Ata që na ndjekin e kuptojnë se kjo është strategji, garë mes jush, se kush mbledh ca firma për të kërkuar mocion me debat se nuk gjej dot. Asnjë shpjegim tjetër se si përmes kësaj gare keni kërkuar mocione me debat më shumë se në 4 vite 2021-2025. Dëgjova dhe sapo u tha se po na mohohet e drejta jonë për debat. Po kemi bërë 40 orë debat në 2 muaj, nga tq cilat 23 orë i keni harxhuar ju. 17 ne dhe bashkë me qeverinë. Kjo është vetëm pak nga kjo histori marrëdhënieje me ju. Cituat disa kërkesa të tjera, po ua them edhe sot, nga ana jonë keni dakordësinë e plotë të miratojmë çdo kërkesë që vjen nëse është në përputhje me kushtetutën dhe rregulloren. Për ta kuptuar se ka ndër ju që nuk kuptojnë shqip, e rëndësishme të pranoni se rregullat këtu janë njësoj për të gjithë. Dhe nëse vazhdoni që të përdorni këtë 10 minutëshin për mocion, është puna juaj. Kolegia gënjeu fjalë për fjalë kur tha se qeveri që refuzon të ngrejë pensionet. Po ne jemi këtu për të miratuar ngritjen më të madhe të pensioneve të këtij vendi. Ti s’ke për të marrë vesh ndonjëherë ( i drejtohet Boçit), me këtë reformë të re, garantojmë ngritje progresive nga 2026-2030.”, tha Balla.
Deputetja demokrate, Jorida Tabaku theksoi edhe njëherë që qeveria duhet të sigurojë minimumin jetik në projektbuxhetin e vitit 2026. Nga Kuvendi, ajo tha se PS, në 13 vite qeverisje ka refuzuar ligjin për minimumin jetik. Tabaku tha se që të hiqet hendeku i të ardhurave të shqiptarëve me ato të rajonit dhe të BE-së, duhet që të sigurohet minimumi jetik.
“Gjatë muajve të fundit, PD ka prezantuar kërkesa për mocion me debat nga situata e rendit dhe krimit, zgjedhjet dhe me minimumin jetik. Minimumi jetik ka qene propozim ligjor i PD për disa legjislatura por edhe një kërkesë që ne e kemi sjellë sa herë është miratuar buxheti. Qeveria në vitin e 13-të nuk siguron dot një minimum jetik pët qytetarët. 40% e shpenzimeve të familjarëve janë ushqimet. Sot pensionistët janë shtresa më e varfër. Sot grupet sociale janë më të varfër, Shqipëria mbetet e fundit në rajon edhe për mbështetjen e grupeve sociale. Në të gjithë treguesit na duhen 53 vite për të arritur standartet e BE në kriterin ekonomik. Në 13 vite asnjëherë ky parlament nuk është mbledhur për të menduar për shumicën. Minimumi jetik është kërkesë ligjore që ky parlament ka detyrimin ta miratojë. A sjell qeveria ligjin me këtë buxhet ligjin për minimumin jetik? Përsëri refuzon. Shifrat janë të qarta, sot Shqipëria duhet patjetër që të mbyllë hkëtë hapësirë që ekziston ndërmjet të të ardhurave të shqiptarëve me të rajonit dhe BE, pa siguruar minimunin jetik nuk ndodh.”, tha ajo.
Më tej, Tabaku shtoi se: “Minimumi jetik do ta vendosë Shqipërinë në hartën e vendeve që e kanë këtë, vendet e rajonit dhe të BE e kanë. Pse refuzon qeveria socialiste ta miratojë minimumin jetik?. Për këtë arsye kërkuam debat për këtë çështje, buxheti i ka të gjitha mundësitë të miratojë minimunim jetik.”
Zv.kryeministrja Belinda Balluku shkoi në Kuvend për të marrë pjesë në seancën maratonë për pr.buxhetin dhe paketën fiskale.
Kjo është hera e parë që Balluku shfaqet në Kuvend që pasi u mor e pandehur nga SPAK për Tunelin e Llogarasë.
Sapo Balluku u fut në Kuvend, kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi u dëgjua të thotë “o kush erdhi, e pandehura.
Komente












EDHE HAJDUT.EDHE FODULL KY PALACO...POPULL NGRIHU DHE RREZO QEVERINE..PO JUA PIJNE GJAKUN SI SHUSHUNJA.....
PërgjigjuO shqiptar a e kuptoni ju nivelin e ktyre zarave tē Saliut si çuni i spiunit fari palla kriçi i tij debil qē e ka bēr Doktor Penicillin deputet pa asnjē vot. Se djali fari pallēs ēshtē njeriu mē i urryer te shqiptarēt. O zot çi ka gjet shqiptarēt vazhdojn nē politik klyshat e Enver kriminelit si klyshi fari spiun pallēs.
Përgjigju