Balluku rrëfen rrugëtimin në parti: Sa herë kam qarë për PS-në

TIRANË- Ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës, njëherazi kandidate për deputete, Belinda Balluku në takimin zhvilluar me anëtarë të PS në Tiranë deklaroi se në rrugëtimin e saj në politik me këtë parti ka qarë jo pak herë.

Gjatë bisedës më tej ajo theksoi se nuk është penduar për rrugën që ka zgjedhur për t’ju bashkuar Partisë Socialiste, ndërsa tregoi dy momente që e kanë bërë të qajë.

“Më kujtohet një moment në mbylljen e fushatës të 2009. Kryetari në atë kohë vazhdonte turin dhe ne na u dha detyra të qëndronim në Bulevard dhe kërkuam ndihmën e Fatmirit pasi policia nuk na lejonte të vendosnim foninë në të gjithë bulevardin. Ne e ngritëm edhe skenën siç ngritëm edhe qytetin që i tregoi të gjithëve se çfarë force ishte PS-ja. Kujtoj që unë kam qarë kur Fatmiri mbajti fjalën pas mitingut për të thënë që 200 anëtarë të PS dhe deputetët e mbështetjes kishin vendosur të nisnin grevën e urisë, por kam qarë edhe kur kemi dalë nga greva e urisë pas vizitës së Edi Ramës në Bruksel. Kam qarë shumë në historinë time politike në PS”, tha Balluku, ndërsa shtoi se nuk është penduar në asnjë moment për rrugën që ka zgjedhur", tha Balluku.

Nga ana tjetër, ajo u kthye pas në kohë në 2009, ku tha se atëherë partitë i ruanin votat me forcë.

“Në 2009 mësuam që të gjitha materialet zgjedhore duhet të ruheshin pasi në rast të kundërt më zhdukjen e tyre, abuzimi ishte i jashtëzakonshëm”, tha Balluku.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen