Balluku takon ministrin hungarez Palkovics: Rritje të bashkëpunimit me fokus energjinë. Interesi i investitorëve hungarezë mjaft i lartë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, gjatë vizitës zyrtare në Hungari, zhvilloi një takim me ministrin e Inovacionit dhe Teknologjisë në Qeverinë Hungareze, Laszlo Palkovics, i cili mbulon edhe sektorin e transportit dhe atë të energjisë.

Në një prononcim për mediat, pas përfundimit të takimit, ministrja Balluku bëri të ditur temat e diskutimit me ministrin hungarez duke pasur në fokus rritjen e bashkëpunimit mes dy qeverive.

“Kemi qenë më të përqendruar tek energjia duke qenë se është një sektor sensitiv për Hungarinë ashtu si dhe për Shqipërinë, pra qoftë diversifikimi i burimeve të rinovueshme apo edhe zgjidhja e ofrimit të energjisë në çmime sa më të ulëta për konsumatorin, krijimi i tregut të lirë, pra për të gjitha ato biznese të cilat e kanë prodhimin e tyre të bazuar tek energjia. Sigurisht unë kam përfituar nga rasti për të kërkuar nga kolegu hungarez që përmes një organizimi të përbashkët ne të kemi mundësi që të presim në Tiranë investitorë të fushës së energjetikës edhe pse jo figura të rëndësishme të kërkimit, pra profesorë apo inxhinierë të cilët punojnë sot në disa fusha për llogari të ministrisë në anën kërkimore që mund të ishin shumë në ndihmë të të gjitha proceseve që ne kemi për zhvillimin e transportit dhe për zhvillimin e energjisë dhe të teknologjisë në Shqipëri”, u shpreh Balluku duke shtuar se diskutoi me kolegun hungarez edhe për mbështetjen që Hungaria mund t’i japë Shqipërisë sa i takon edhe menaxhimit të universiteteve.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë shtoi më tej se investitorët hungarezë kanë treguar interes për Shqipëri, nisur kjo edhe nga fakti që tashmë në vendin tonë janë afruar kompani të njohura të cilat kanë zgjedhur të zgjerojnë kapacitete e tyre edhe në Shqipëri.

“Interesi i investitorëve hungarezë është mjaft i lartë për vendin tonë. Përfitoj nga rasti të them që padyshim me të gjitha procedurat që ne aplikojmë me mënyrën transparente, me garat të cilat zhvillohen tashmë Shqipëria është kthyer atraktive për të gjitha vendet. Unë kam përfituar nga rasti që ti tregoja dhe për të gjitha investimet që ne kemi bërë deri tani, për kompanitë me investitorë të huaj që kanë ardhur për Shqipërinë, siç është rasti i Voltalia me të cilën ne krenohemi dhe për çmimin e jashtëzakonshëm që kemi arritur përmes një gare shumë transparente dhe të hapur, pra në dy parqet fotovoltaike që tashmë po ndërtohen, siç është parku u Karavastasë dhe ai i Spitallës”, nënvizoi Balluku duke shtuar se pjesë e diskutimeve ishte edhe projekti për inovacionin e depozitimit të energjisë së prodhuar.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e cilësoi takimin me ministrin hungarez si produktiv i cili do të prodhojë në të ardhmen një bashkëpunim më të madh mes dy vendeve.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë