Baloteli: Duhet të punoj shumë
dhe të flas pak, i lumtur për Milanin

Baloteli: Duhet të punoj shumë<br />dhe të flas pak, i lumtur për Milanin
“Jam i lumtur që jam kthyer te Milani, tani nuk kam asgjë për të thënë, duhet të punoj fort dhe të flas sa më pak”. Kjo është deklaratat e parë e sulmuesit Mario Baloteli pas rikthimit të Milani për herë të dytë.
 
Pasi kaloi me sukses testet mjekësore, italiani foli para mediave duke deklaruar se asnjëherë nuk e ka mohuar dashurinë e tij për Milanin, pavarësisht largimit herën e parë.
 
“Milani kanë qenë gjithmonë në zemrën time. Nuk i kisha humbur shpresat për një rikthim. Tani duhet që të punoj për të pasur një edicion pozitiv, pasi Milani synon kampionatin”deklaroi ai.
 
Baloteli kaloi nga Milani në formë huazimi për një edicion me të drejtë blerje në fund, ndërsa paga do të paguhet gjysmë nga Milani dhe pjesa tjetër nga Liverpuli. 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Precedentët/ Racizmi çek dhe përdhosja e simboleve kombëtare në Pragë, pse Armand Duka dhe FSHF nuk e tërhoqi ekipin?

Precedentët/ Racizmi çek dhe përdhosja e simboleve kombëtare në Pragë, pse Armand Duka dhe FSHF nuk e tërhoqi ekipin?