Baloteli dyshues për atësinë e fëmijës së Ficos

Baloteli dyshues për atësinë e fëmijës së Ficos
Disa ditë pasi Raffaella Fico, ish e dashura e futbollistit të njohur Mario Baloteli ka bërë të ditur se pret një fëmijë prej tij. Megjithatë sulmuesi i Manchester City nuk duket të jetë i bindur për atësinë e fëmijës, madje ka kërkuar nga Fico një test për të vërtetuar këtë fakt.

“Edhe pse do të preferoja të mos flas për jetën time private në publik, ndjehem i obliguar që të sqaroj, njëherë e përgjithmonë, marrëdhënien time me Raffaella Fico. Lidhja jonë përfundoi në fillim të muajit prill dhe që atëherë nuk jemi takuar, e as jemi dëgjuar me njëri-tjetrin.Unë nuk kam pasur të bëj asgjë me jetën e saj dhe Raffaella nuk ka pasur asgjë me jetën time. Raffaella e di se që nga momenti kur jemi ndarë, unë nuk kam pasur dhe nuk e kam ndërmend që t’i kthehem

Para disa ditësh mësova nga të tjerët se Raffaella ishte shtatzënë. Për këtë arsye vendosa ta kontaktoj dhe vetëm pas pyetjes që bëra më është konfirmuar si e vërtetë.Ndjehem i zhgënjyer. Mendoj se nuk është normale të mos dish asgjë deri në muajin e katërt. Nuk e di pse nuk më ka kontaktuar menjëherë që të më thotë diçka kaq të rëndësishme.Unë do t’i marr të gjitha përgjegjësitë kur ta kem dëshminë se unë jam babai”, -është shprehur Baloteli në një komunikatë.

Vetëm para pak ditësh futbollisti dhe ekipi Italian është zhgënjyer pas humbjes së finales së “Euro 2012” në përballje me Spanjën.(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Ushtria e Shqipërisë dhe Kosovës stërvitje të përbashkët nën vëzhgimin e komandës amerikane

Ushtria e Shqipërisë dhe Kosovës stërvitje të përbashkët nën vëzhgimin e komandës amerikane