Baloteli prezantohet te Liverpuli:
Rikthimi në Itali ishte gabim

Baloteli prezantohet te Liverpuli:<br />Rikthimi në Itali ishte gabim
Mario Baloteli është prezantuar në ekipin e Liverpulit pas kalimit nga Milani për 20 milionë Euro. Sulmuesi italian ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me skuadrën angleze.

Në intervistën e parë si lojtar i Liverpulit, Baloteli deklaroi se rikthimi në Itali ishte një gabim i madh. "Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Liverpulit.

Të luash te kjo skuadër është ëndërr. Këtu kam ardhur për trofe dhe do të jap gjithçka. Duhet të punosh shumë sepse tifozët e Liverpulit të qëndrojnë gjithmonë afër.

Jam pritur shumë mirë këtu, edhe pse dikur kjo tifozeri nuk më donte, por ky është futbolli. Mezi po e pres të luaj në "Anfield" sepse është një stadium i zjarrtë.

Rikthimi në Itali ishte një gabim i madh që tashmë e kam korrigjuar dhe dua të shikoj përpara" ka thënë Baloteli.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Hapen negociatat për grup kapitullin e parë, Alban Daci: Sot ndër datat më të rëndësishme për shqiptarët! Anëtarësimi në BE brenda 2030, i mundur

Hapen negociatat për grup kapitullin e parë, Alban Daci: Sot ndër datat më të rëndësishme për shqiptarët! Anëtarësimi në BE brenda 2030, i mundur