“Më vjen shumë keq që kam zhgënjyer Manchester City dhe në veçanti Roberto Mancini, të cilin e çmoj dhe e dua shumë “ tha Mario Balotelli. "E dua shumë kombëtaren italiane por në atë ndeshje bëra vetëm dy faulle gjatë lojës dhe jo reagimi. Nuk kam thyer kodin e etikës. E kam humbur më parë kombëtaren për një budallallëk. Nuk dua ta bëj sërish” tha SuperMario.
Ndërkohë përzgjedhësi i kombëtares së Italisë, Çezare Prandeli ka thënë sot se sulmuesi i Mançester Sitit, Mario Baloteli nuk e ka shkelur kodin e rreptë të etikës në ndeshjen e fundit kundër Arsenalit, kur u ndëshkua me karton të kuq.
“E kam parë ndëshkimin e tij, por kësaj radhe kartoni i kuq për të erdhi pas një ndërhyrje, e cila është pjesë përbërëse e lojës. Mendoj se në këtë situatë ai nuk e ka shkelur kodin etik”, ka thënë Prandeli.
“Do ta vlerësoj në mënyrë të qetë pozicionin e tij për të udhëtuar së bashku me kombëtaren në Kampionatin evropian, por incidenti i fundit është rezultat i luftës dhe lojës së fortë”, ka shtuar Prandeli.(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com