Balotelli sërish në telashe, polemika me kapitenin e Manchester City

Balotelli sërish në telashe, polemika me kapitenin e Manchester City
Manchester City ka shpërdoruar një tjetër shans për titullin kampion në Angli, pasi është lënë në vendin e dytë në renditje nga Manchester United. Por humbja në transfertë ka sjellë një tjetër problem për Mario Balotellin.

Ky i fundit, i njohur për shpërthimet brenda dhe jashtë fushës, është grindur me kapitenin e skuadrës, Yaya Toure në humbjen e Citizens, dhe vetëm shokët e skuadrës i kanë ndarë nga përleshja në pushimin mes pjesëve.

Balotelli dhe Toure e nisën grindjen verbale që në fushën e lojës dhe e vazhduan në tunelin e stadiumit. Por si gjithmonë, trajneri Mancini, bëri rolin e të paditurit. "Nuk di asgjë për këtë grindje. 4 ditët e fundit kanë qenë të vështira për ne, por kjo është normale, pas 7 muajsh sezon intensiv" tha italiani.

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)