Futbollisti i njohur Mario Balotelli ka takuar për herë të parë vajzën e tij Pia në Napoli, në një mjedis të vënë në dizpozicion nga tribunali i minorenëve.

Vajza ka lindur më 5 dhjetor të vitit 2012 nga marrëdhënia e Balotellit me Raffaella Fico-n.

mario balotelli

Vogëlushja Pia, e cila jeton me të ëmën në Casertano ka qëndruar me të atin rreth 50 minuta.

Më pas futbollisti është larguar nga vendi i takimit për tu future në një furgon me xhama të zinj.

mario balotelli

Më pas është larguar edhe Rafella së bashku me vajzën.

ANSA raporton se tribunali i Brescia-s, kompetente për çështjen Fico-Balotelli, kishte vendosur që të përfshinte edhe një psikolog, i cili do të këshillonte se si të zhvilloheshin takimet e para mes babait dhe fëmijës.

Por, për shkak se Pia jeton me të ëmën në Casertano, takimi i parë u mor përsipër nga tribunali i të miturve në Napoli, që ka krijuar hapësirat, mjetet dhe strukturën e nevojshme për këtë takim.

mario balotelli


mario balotelli
 
(b.t/shqiptarja.com)