“Baltosja e portaleve, kosto mendore”, Pjerin Ndreu i përgjigjet Grida Dumës: Mbajeni gojën, pastaj shqetësohuni

“Baltosja e portaleve, kosto mendore”, Pjerin Ndreu i përgjigjet Grida Dumës: Mbajeni gojën, pastaj shqetësohuni

Deputeti socialist Pjerin Ndreu i ka kthyer përgjigje deputetes demokrate, Grida Duma, pas deklarimit të kësaj të fundit se shkrimet nëpër portale i kanë shkaktuar kosto mendore.

Në një reagim në Facebook, Ndreu shkruan se problemi kryesor i politikës shqiptare është se sa herë që portalet shkruajnë për njerëzit e tjerë, duke sjellë tek publiku shpifje, politika s’reagon.

Nje gje me habit, kur akuzojne pa fakte e me fantazi te shfrenuar te tjeret, ca politikaneve s’ju ben pershtypje, kur gjenden vete ne rolin e te akuzuarve, dalin ne media e bejne rolin e viktimes !”-shkruan Ndreu.

Reagimi i plotë:

Shoh se qahemi nga baltosja e portaleve. Vecanarisht ne politikanet ! Po, e vertete, portalet jane bere fole per lloj lloj maskarai qe shkruan artikuj, ben komente anonime, apo vjell gjithe vrerin, te njeh apo ste njeh ! Mirepo duhet pranu se jemi ne, politika vete qe kemi prodhu kete maskarade !

Ate qe prodhojne akuzat politike hapur diten per diell, nuk jane asgje me ato qe shkruhen ne portale ! Pra ne njefare menyre portalet jane refleksion i kesaj politike dhe shoqerie qe ka probleme serioze. Nje gje me habit, kur akuzojne pa fakte e me fantazi te shfrenuar te tjeret, ca politikaneve s’ju ben pershtypje, kur gjenden vete ne rolin e te akuzuarve, dalin ne media e bejne rolin e viktimes !

Mbajeni gojen vete pikesepari, mos e leshoni pa fre ndaj kujdo qe s’ju shkon per shtat, pastaj shqetesohuni aq shume se jeni ndjere te fyer nga akuzat e dikujt !

Pjerin Ndreu, deputet i PS-së.

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë