TIRANE- Edhe pse nuk ishin vënë në dijeni të këtij takimi, deputeti i Shkodrës Tom Doshi dhe Durim Bami, personi që sipas tij është paguar për ta vrarë, janë parë sy në sy në sallën e mbledhjeve në katin e dytë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ballafaqimi mes dy personave që me thëniet e tyre kanë tronditur jetën politike në Shqipëri, është zhvilluar duke përdorur dhe aparatura përgjimi, duke regjistruar bisedën e lirë që kanë kryer mes tyre.
Sipas burimeve në bisedën e lirë të kryer mes Doshit dhe Bamit, është kuptuar qartë se Durim Bami i ka qëndruar versionit të tij, duke i pohuar Tom Doshit se po qëndronte në burg për faj të tij, duke iu lutur që ta mbyllë këtë histori dhe prokuroria ta lirojë menjëherë atë.
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA
VIDEO