Kim tha në Report Tv se PD duhet të lërë pas e të shkuarën, i përgjigjet Berisha: Ajo është pjesë e mafies së Soros, demokratët nuk shantazhohen

TIRANË- Jo mesazh, por shantazh. Kështu e ka cilësuar ish kryeministri Sali Berisha deklaratën e ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim e bërë mbrëmjen e shkuar në Real Story, Report Tv.

Duke theksuar edhe më tej përçarjen e dy kampeve të PD-së, Berisha vijoi akuzat ndaj kryediplomates, ndryshe nga deputeti demokrat Gazment Bardhi, i cili e konsideroi si shpresëdhënës.

Berisha e ka ashpërsuar edhe më shumë gjuhën e përdorur ndaj ambasadores amerikane në Tiranë.

I pyetur nga gazetarja e Report Tv Danjela Maloku për deklaratat e mbrëmshme të Kim në 'Real Story' që PD duhet të ndahet nga e shkuara, Berisha tha se ajo është pjesë e mafies së George Sorosit.  Berisha vijoi ta cilësonte kryediplomaten si pjesë e mafies dhe ‘së keqes’ në SHBA. Ai theksoi se demokratët do të mbeten pro parimeve të SHBA-ve, por akuzoi shtetin ku është në listën e zezë për korrupsion, se ka probleme me mafien e ‘udhëhequr’ nga Sorosi.

"Demokratët dhe shqiptarët kanë kuptuar se Amerika është vendi i vlerave, parimeve dhe lirisë, por ka edhe ajo problemin e saj me mafien e George Soros, e cila nuk njeh parime, nuk njeh vlera dhe as interesa amerikane. Kjo mafie, siç është një rrezik i vërtetë për demokracinë shqiptare, fatmirësisht sot, del gjithnjë e më e qartë se është një rrezik për demokracinë amerikane", tha Berisha.

Duke iu rikthyer, betejës për vulën e PD, Berisha pa kurrfarë skepticizmi thotë se ka vulën, flamurin e siglën në përputhje me ligjin, duke shpërfillur betejën e Apelit. Ashtu sikurse edhe e ka theksuar më herët, Berisha e sheh lëvizjen e Alibeaj si të pamend, aq sa tallëse me veten e tij, pasi pretendon se ka  pranuar Kuvendin e 11 dhjetorit. Duke injoruar vendimin final të Apelit për fatin e Partisë, Berisha thotë se PD e Rithemeluar do të dërgojë në KQZ emrat për komisionerë, pavarësisht se ky komision njeh pasuesit e Lulzim Bashës si PD zyrtare.

Berisha mohoi sërish mundësinë që në zgjedhjet e 14 majit të jetë në koalicion me Partinë e Lirisë të Ilir Metës.  Ai thotë se Edi Rama duhet të lejojë regjistrimin e vendimit e 25 marsit të Gjykatës, që i dha vulën dhe partinë Berishës. Nëse PD e drejtuar prej tij nuk njihet si zyrtare në këto zgjedhje, Berisha paralajmëron nisjen e revolucionit.

Përgjatë konferencës për mediat, Berisha u pyet nga gazetarët edhe për “21 janarin” që këtë të shtunë përkujton 12-vjetorin. Për këtë çështje, përçarja brenda PD-së nuk e ndan nga Lulzim Basha. Më herët, në nisje të fjalës së tij, Berisha akuzoi se në inceneratorin e Tiranës po groposet drejtësia, ndërsa komentoi edhe vizitën e Ramës në Davos, nga ku tha se bëri avokatin e Presidentit Serb Aleksandër Vucic.

Berisha përmendi edhe arrestimet për shpërdorim detyre te Financat, duke përmendur Arlind Gjoktuaj, ku u shpreh se përgjegjëse është ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj.

Kujtojmë se ambasadorja e SHBA-ve ishte mbrëmjen e shkuar përballë gazetarit Sokol Balla në Real Story, Report Tv. Kim komentoi mes të tjerash opozitën dhe situatën brenda Partisë Demokratike. Kësaj force politike, Kim i kërkoi të shohë nga e ardhmja për të qenë një forcë qeverisëse dhe jo të shkojë pas.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:15
Berisha ‘sfidon’ Ramën: Ne kemi vulën, flamurin dhe siglën, le të vijë në debat me mua po ia mbajti

 

Ish kryeministri, Sali Berisha ka ftuar kryeministrin Edi Rama në një debat. Ai tha se pavarësisht se nuk donte të ulej me Ramën, e kishte detyrim ndaj qytetarëve që të përballej në një debat me të.

“ Ne kemi vulën, flamurin, siglën dhe flamurin në përputhje me ligjin. Ne do marrim pjesë në zgjedhje. Ne kemi bërë përgatitjet më serioze në historinë tonë elektorale. Dhe vazhdojmë me intensitet. Imagjino tani: Kandidatët e shpellës me kandidatët tanë në primare, çfarë epërsie morale kanë këta krahasuar me kandidatët e Rozetave të Edi Ramës. Kjo e ka tmerruar Edi Ramën. Imagjinoni ju Sakon e Durrësit me Igli Carën? Sako, e cila është thjesht një zyrtare në duart e mafies. Se aty po kërcet dajaku. Por unë jam që të shkojnë para ligjit ata. Kurse Igli Cara përfaqëson qytetarin e Durrësit, banorët e Durrësit me të gjithë problematikat që kanë.

Le të vijë Erion Veliaj në një debat me Belind Këlliçin. Nuk vjen kurrë. Ka tmerr nga fytyra e vet. Sepse ai në çdo fjalë që do nxjerrë në atë debat, do kujtojë minierën e tij të floririt që po vjedh shqiptarët. Do kujtojë tenderat-kallp, mashtrimet, vjedhjet e tmerrshme. Prandaj në këto zgjedhje janë të tmerruar. Pastaj në ia mbajtë, të vijë Edi Rama me mua në debat. Të dalë pak. T’i tregoj se sa i vlen lëkura atij. E ftoj, pavarësisht se nuk dua të ulem kurrë me të, por detyrimi ndaj qytetarëve më imponon.- u shpreh Berisha.

Ora 13:10
Arlind Gjokutaj në pranga për shpërdorim detyre te ‘Financat’, Berisha akuzon Ibrahimajn: Ministrja ka qenë strumbullari, e vë dorën në zjarr

Ish kryeministri Sali Berisha është shprehur se ‘strumbullari’ i abuzimeve të Financat, është vetë ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj. Natyrisht, Berisha nuk mundet faktojë këtë, por gjithsesi është aq i bindur sa do vinte ‘dorën në zjarr’.

“Ka dy opsione, jam marrë me problemin. Kam të dhëna, të besueshme, se ministrja ka qenë strumbullari. Kjo, është e vërteta çfarë kam unë, ka qenë shtytja kryesore. Kjo kërkon që të shihen dokumente a kanë sigla apo jo, unë e vë dorën në zjarr që ajo ka qenë. Po kjo do faktuar. Ajo ka qenë e apasionuar pas atij problemi.”- tha Berisha.

Ora 13:07
Fati i PD, Berisha injoron vendimin final të Apelit: Do dërgojmë emrat për komisionerë në afatin e caktuar! Uroj që KQZ të zbatojë ligjin, jo të urdhërohet nga Rama

1674218395_WhatsAppImage20230120at12.27.13.jpeg

Duke injoruar vendimin final të Apelit për fatin e Partisë, Berisha thotë se PD e Rithemeluar do të dërgojë në KQZ emrat për komisionerë, pavarësisht se ky komision njeh pasuesit e Lulzim Bashës si PD zyrtare.

"Padiskutim që ne do të dërgojmë në afatin e caktuar ligjor komisionerët. Për KQZ, dhe për çdo njeri tjetër në Shqipëri, përveç Edi Ramës, vendimi i gjykatës është i padiskutueshëm. Ne do i dërgojmë. A do të urdhërojë Edi Rama njëlloj si kancelarin, njëlloj si kryetarin e KQZ, ajo është tjetër punë, nuk mund ta paragjykoj, unë uroj që të zbatojnë ligjin", tha Berisha.

Ora 12:51
'PD të mos bëjë hapa pas’, Berisha për deklaratat e Kim në Real Story: Demokratët nuk shantazhohen dot nga diplomatët që janë pjesë e mafies së Sorosit

Ish kryeministri Sali Berisha jo vetëm që e ka parë si mesazh deklaratën e Kim për demokratët e dhënë dje në Real Story, por si sulm e shantazh, çka vijoi me akuza ndaj ambasadores Kim. Me një gjuhë të ashpër, Berisha vijoi ta cilësonte kryediplomaten si pjesë e mafies dhe ‘së keqes’ në SHBA. Ai theksoi se demokaratët do të mbeten pro parimeve të SHBA-ve, por akuzoi shtetin ku është në listën e zezë për korrupsion se ka probleme me mafien e Xhorxh Sorosit.

“Në fakt, asgjë nuk i pengoi demokratët që të zgjedhin udhëheqjen e tyre. Asgjë nuk mashtroi dot demokratët, asnjë kërcënim nga askush nuk i bindi ata që tërhiqen nga rruga e rithemelimit të një opozite të vërtetë. Demokratët, e them këtu me siguri të plotë, janë dhe mbeten njerëz të idealeve demokratike dhe pro-perëndimore. Por ata kurrë nuk mund të shantazhohen, aq më tepër nga persona që u tregojnë barin me formulat staliniste të Enver Hoxhës.

Aq më tepër nga diplomatë që kanë dëmtuar shumë rëndë me qëndrimet e tyre, reputacionin e vendit të tyre te shqiptarët. Me këtë rast, demokratët dhe shqiptarët kanë kuptuar se Amerika është vendi i vlerave, parimeve dhe lirisë, por ka edhe ajo problemin e saj me mafien e George Soros, e cila nuk njeh parime, nuk njeh vlera dhe as interesa amerikane.

Kjo mafie, siç është një rrezik i vërtetë për demokracinë shqiptare, fatmirësisht sot, del gjithnjë e më e qartë se është një rrezik për demokracinë amerikane. Nuk kam ndërmend të komentoj më gjatë për një njeri, që ka dëmtuar me qëndrimet e saj, reputacionin e vendit të vet në Shqipëri. Dhe, për ta mbyllur, një njeri që u bë protagoniste kryesore e asaj që quhet ‘woke culture’. Kjo është kultura që neverisin më së shumti shqiptarët se çdo kulturë tjetër. E neverisin sepse kanë vuajtur më shumë se të tjerët. 45 vite kanë qenë falsifikim dhe mashtrim i historisë.

Kështu që shqiptarët e kapin në ajër, tendencën më të vogël të mashtrimit dhe falsifikimit. Mbyllni sytë dhe kujtoni se çfarë u bë në 100-vjetorin e marrëdhënieve mes vendeve tona, se si u përdor teknika e amputimit për t’i mbyllur ato në vitin 1991.” - tha Berisha.

Ora 12:51
Berisha flet për protestën e radhës: Po bëhen përgatitjet! Shoqëria shqiptare po zien, jemi gati t’i japim përgjigje Ramës

Sali Berisha nuk ka dhënë një tjetër datë për protestën e radhës ndërsa është shprehur se po bëhen përgatitje që t’i japin përgjigje Ramës. Po ashtu vijon akuzat se po mban peng vendimin e gjykatës që t’i japë vulën e PD-së.

“Po bëhen përgatitjet. Shoqëria shqiptare po zien. Përpjekja e tij antikushtetuese për të mos lejuar regjistrimin e vendiit në regjistër është akti më armiqësor ndaj demokracisë shqiptare që mund të ketë ndodhur në një vend. Jemi të gatshëm më shumë se kurrë për t’i dhënë përgjigjen që meriton. Ne vepriojmë në përputhje me ligjin”, tha Berisha.

Ora 12:37
Berisha: Dënoj avokatinë e Ramës ndaj Putinit të ‘vogël’, e mbron pavarësisht se Serbia s’ka sanksionuar Moskën

 

Ish kryeministri Sali Berisha ndër të tjera u shpreh se është i gabuar qëndrimi i Serbisë ndaj luftës në Ukrainë, pasi nuk është sanksionuar Moska. Berisha madje e akuzon Ramën se po bën avokatinë Vuçiçit.

“Ka vetëm një zgjidhje, revolucion. Së fundmi, dënoj me ashpërsinë më të madhe, mbrojtjen që Rama i bëri Putinit të vogël në Davos. PE, opinioni publik perëndimor ëhstë i revoltuar me qëndrimet e padronit të Ramës ndaj sanksioneve ruse. A është Putini kriminel lufte dhe pse Serbia nuk respekton sanksionet e vendosura nga BE. Vuçiç vërtetoi që është një Putin i vogël. Ai refuzoi të pranojë që Putini ka kryer krime luftë dhe është kriminel, sikundër justifikoi veten për sanksione. Por më e turpshme është avokatia e Ramës ndaj tij.”- tha Berisha.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tani: 20/01/2023 19:24

    ik o sali,, ik o plehre e kombit.....

    Përgjigju
  • Cubi: 20/01/2023 17:32

    Ka rrjedhur totalisht........ No koment. Sja vlen eshte humbje kohe.

    Përgjigju
  • landi: 20/01/2023 17:26

    Dhe shoku Enver keshtu thoshte njelloj si ky NON GRATA.

    Përgjigju
  • Gjergj: 20/01/2023 15:40

    Kryezhgarravina komuniste, hajduti dhe vrasèsi Sali Gèrdeci, u jep çdo ditè shqiptarève, "racionin" e fekaleve zanore nè formè monologjesh perverse. Pèrsa kohè ky kriminel, nuk èshtè nè burg pèr tu pèrgjigjet pèr krimet monstruoze tè kryera, Shqipèria mbetet njè vènd rrumpallè, ku gjallèrojnè ndyrèsirat.

    Përgjigju
  • Emigranti: 20/01/2023 15:23

    Ore Sali effendi ,perse Ben sikur nuk kupton ? Po te dale Rama ne debat me Ty Cecua me bicak ja pret ko...t .ti je I destinuar te perfundosh ne burg prandaj po te Lene ta vuash burgun para arrestimit kjo eshte e tmerrshme per Ty .por car te besh ke Rene ne dore te ustait edhe nuk Ka bir Nene qe te shpeton

    Përgjigju
  • Fshati: 20/01/2023 14:50

    Ambasadorja ka kohe qe i ka kaluar kufinjte, por kush guxon e flet kunder Berishes eshte i respektuar.

    Përgjigju
  • lavdi: 20/01/2023 14:15

    hahaahahh po ca je duke then o plakush i ndyre ca

    Përgjigju
  • titi: 20/01/2023 13:16

    prandaj quhet politik nqs je i aft i mban gjithe si aleat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet