Bami: "Ka video të dytë, Doshi
me pistoletë në kokën time"
Frroku: S'dija për atentatin

Bami: me pistoletë në kokën time"
Frroku: S'dija për atentatin">
TIRANE- Ekziston një video e dytë në të cilën shfaqet rrëfimi i Durim Bamit, përpara Tom Doshit, regjistruar në ambientet e zyrës së deputetit të Shkodrës, ish- pjestar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Fakti konfirmohet për “Shqiptarja.com”, nga burime të besueshme të hetimit.

Fakt ky i pohuar nga Bami gjatë deklarimit të tij për hetuesit, por me një detaj shokues: sipas Durim Bamit, gjatë gjithë rrëfimit të tij të parë, Tom Doshi kishte një pistoletë në dorë drejtuar mbi kokën e dëshmitarit. Bami pretendon se e gjithë historia e atentatit ka qenë një sajesë e porositur nga vetë deputeti socialist, i cili i ka dhuruar djalit nga Fushë-Kruja edhe një makinë të blinduar. Edhe perdorimi i pistoletes sipas Bamit ishte pjese e inskenimit.

Sipas rrëfimit në Prokurori, idea fillestare e Tom Doshit ishte të tregonte se Bami kishte pranuar planin kriminal i detyruar nga pistoleta që mbante në dorë politikani. Kjo video e parë duket se është regjistruar në fund të gushtit ose në ditët e para të shtatorit të vitit 2014. Durim Bami ka treguar se vetë Tom Doshi e ka cilësuar skenën me pistoletë në dorë: “jo shumë të besueshme”, dhe kështu ka organizuar një regjistrim të video të dytë në muajin tetor. Eshtë pikërisht ajo video e dytë që Tom Doshi e ka postuar në Facebook pak ditë më parë dhe që tashmë është edhe në dorë të Prokurorisë.

Deri tani, video e parë me pistoletë nuk është gjetur ende dhe autoritetet po hetojnë për këtë çështje. Sipas Durim Bamit, video e parë ishte në të njëjtën USB ku Doshi ka ruajtur edhe videon e dytë të publikuar tashmë. Po sipas dëshmisë së tij në Prokurori, vetëm në videon e dytë ai ka përmendur Ilir Metën, si porositësi i atentatit kundër dy deputetëve.

Bami pretendon se përfshirja e emrit të Metës është bërë për ti vendosur një gjobë kreut të Kuvendit. Bami 36 vjeç nga fshati Zezë i komunës së Niklës në Krujë, i arrestuar tashmë nga Prokuroria me akuzën e “Vrasjes së mbetur në tentativë ndaj zyrtarëve të lartë dhe funksionarëve publikë”, ndodhet në ambientet e izolimit të Drejtorisë së policisë së Tiranës, ndërsa ende nuk është transferuar në paraburgim.

Pistoleta e deputetit
Nëse vërtetohet versioni i Durim Bamit, që Tom Doshi ka xhiruar videon duke mbajtur një pistoletë në dorë dhe duke ia vënë atë në kokë dëshmitarit, kjo rëndon shumë pozitën e deputetit. Kjo sepse vërtetohet që ai ka sajuar gjithë këtë histori mashtrimi. Nga ana tjetër prania e pistoletës nuk ngre ndonjë akuzë të re për Tom Doshin, sepse deputetët kanë leje të mbajnë armë.

Doshi i qëndron dëshmisë për Frrokun
Ish-deputeti i PS-së, Tom Doshi nuk ka reaguar për dëshminë që shoku i tij, njëkohësisht deputeti i Kuvendit, Mark Frroku dha në prokurori. Doshi mesditën e djeshme ka publikuar në profilin e tij në “facebook”, videot e emisionit “Top Story” në të cilat Doshi, deklaroi se lajmin për tentativën e eleminimit të tij fizik ia kishte dhënë deputeti Mark Frroku. Doshi deklaroi gjithashtu se prezantimin me personin që kishte marrë përsipër të bënte vrasjen e tij e kishte bërë sërish Mark Frroku.

Ndërkohë që vetë deputeti Frroku, përpara prokurorëve ka tradhëtuar shokun dhe kolegun e tij Doshi, duke deklaruar se nuk ka asnjë dijeni në lidhje me këtë ngjarje. Publikimi i qëndrimeve të bëra publike në media, është një dëshmi se Doshi vijon t’i qëndroj atyre deklaratave pavarësisht deponimeve të deputetit Mark Frroku.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 8 Mars 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë