Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon ka deklaruar se armëpushimi në Siri po respektohet në vija të përgjithshme, pavarësisht disa incidenteve . Shpresoj që këto të mos jenë në rritje është shprehur ai. Marrëveshja e mbështetur nga OKB-ja hyri sot në ditën e tretë të zbatimit të saj në formë zyrtare.