Ban Ki Moon: Liderët e partive
politike të zgjidhin krizën 

Ban Ki Moon: Liderët e partive<br />politike të zgjidhin krizën 
Sekretari i Përgjithshëm i OKB Ban Ki Moon është shfaqur i brengosur me ngërçin politik në Kosovë ndërsa ka kërkuar nga liderët kosovarë që të shtojnë përpjekjet për zgjidhjen e krizës.

“Veçmas jam i dëshpëruar për shkak të ngërçit të stërzgjatur politik në Prishtinë dhe pasojave të mundshme negative për përparimet e deritashme dhe forcimin e institucioneve dhe dhe proceseve në Kosovë” ka thënë Ban Ki Moon në raportin më të ri për gjendjen në Kosovë që do të diskutohet në KS të OKB-së më 13 Nëntor.

“U bën thirrje të fuqishme të gjithë partive politike kosovare dhe para së gjithash liderëve të tyre që ti përforcojnë përpjekjet që zgjedhjet që u mbajtën më 8 qershor të jenë të suksesshme dhe në funksion të tejkalimit të ngërçit aktual”, thuhet në raportin e OKB-së.

Pavarësisht përpjekjeve të gjithanshme për të arritur ndonjë zgjidhje për të dalë nga kriza politike në Kosovë, ajo vetëm sa është thelluar edhe më tej. Me krizën politike tanimë kanë filluar të merren gjitha ambasadat me ndikim tek politikanët kosovarë.

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat