Ban ki Moon: Maqedoni-Greqi
të zgjidhin çështjen e emrit

Ban ki Moon: Maqedoni-Greqi<br />të zgjidhin çështjen e emrit
SHKUP- Ban Ki-moon konfirmoi sot se dëshironte të angazhohej personalisht për të përshpejtuar kërkesën për një zgjidhje të mosmarrëveshjeve për emrin e Maqedonisë që ka tensionuar marrëdhëniet mes ish-Republikës Jugosllave dhe Greqisë që prej më shumë se 20 vjet.

"Ne do të bëjmë përpjekje për të diskutuar me autoritetet greke (...) dhe do të angazhohem personalisht me kryeministrin grek Antonis Samaras për të ndihmuar në përshpejtimin e këtij procesi", deklaroi për shtypin, Ban në Ohër, në prëfundim të një takimi me presidentin Gjorge Ivanov.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së nënvizoi vendosmërinë e tij në lehtësimin e një zgjidhjeje të shpejtë të mosmarrëveshjeve që kanë bllokuar ambiciet euro-atlantike të Shkupit.

Athina dhe Shkupi kanë pasur mosmarrëveshje për emrin e Maqedonisë që prej shpalljes së pavarsësisë të kësaj ish-Republike të Jugosllavisë në vitin 1991.

Athina bllokoi për këtë arsye përpjekjet e Maqedonisë për të hyrë në NATO dhe për të progresuar drejt Bashkimit Evropian. Deri tani përpjekjet e ndërmjetësimit nga OKB kanë dështuar.

Ban Ki Moon do të vizitojë gjithashtu Shkupin ku do të mbajë një fjalim para Parlamentit dhe do të takohet me kryeministrin, Nikola Gruevski.
(atsh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij