NJU JORK - Në ditën përmbyllëse të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të pjesëmarrjes në Sesionin e 67-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani u prit në një takim nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon.
Sekretari i Përgjithshëm shprehu vlerësime për kontributin e Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, në mënyrë të veçantë për angazhimin konkret të saj në procesin e reformës së OKB-së, ndërsa e përgëzoi presidentin për organizimin në Tiranë të Konferencës mbi procesin “Një OKB”.
Sekretari i Përgjithshëm Ban Ki Moon vlerësoi zhvillimet në Shqipëri duke e cilësuar vendin modern dhe me përparim të shpejtë.
Zyra e Presidencës njoftoi se Nishani vlerësoi qëndrimin koherent të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së mbi zhvillimet në rajon, paqen dhe sigurinë atje dhe në mënyrë të veçantë të gjitha aspektet që lidhen me Kosovën, ndërsa në përfundim ftoi Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së për një vizitë në Shqipëri.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com