Ban Ki-Moon: Siria po 
shkon drejt luftës civile totale 

Ban Ki-Moon: Siria po <br />shkon drejt luftës civile totale 
Sekretari i përgjithshëm i OKB Ban Ki-Moon ka shprehur zhgënjimin e tij të thellë lidhur me situatën e dhunës në Siri, dy ditë pas lajmeve për një masakër të re.

Zoti Ban tha se nuk duket që gjërat në terren po shkojnë sipas planit të Kofi Annan. Ai foli në një konferencë të përbashkët për shtyp me kofi Annan dhe kreun e Ligës Arabe al-Arabi.

“Sa herë të tjera duhet të dënojmë këto ngjarje dhe në sa mënyra duhet tat hemi që jemi të zemëruar me c’po ndodh? Populli sirian po rrjedh gjak”, tha Ban duke shtuar se “rreziku për një luftë në shkallë të gjerë në Siri është i afërt dhe real”.

Ndërsa tha se plani 6-pikësh i Annan mbetet në qendër të vëmendjes, zoti Ban theksoi se bisedime urgjente janë të nevojshme për të vendosur si do të veprohet në vazhdim.

Vëzhguesit e OKB do të tentojnë sërish për të hyrë në fshatin Qubair, pasi u ndaluan dje ta bënin këtë nga të shtëna armësh.

Masakra në Qubair vazhdon të mbetet e paqartë, rebelët thonë së trupat qeveritare dhe milictë besnike të tyre masakruan 78 civilë, ndërsa qeveria thotë se rebelët kanë vrarë 9 civilë për ta hedhur fajin mbi ushtrinë.

Annan tha se bisedimet po vazhdojnë për të ngritur një grup kontakti me disa shtete që të ushtrojnë presion si mbi qeverinë e Bashar al-Assad, ashtu edhe mbi trupat opozitare. Por përfshirja e Iranit në këtë grup, që sipas Annan mund të sjellë kontribute pozitive, ka sjellë reagimin e SHBA dhe Britanisë që nuk e pranojnë këtë ide.


(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar