Ban Ki-moon takon Aung San Suu Kyi

Ban Ki-moon takon Aung San Suu Kyi
RANGUN - Sekretari i Përgjithshëm i OKB Ban Ki-moon ka takuar për herë të parë lideren e opozitës burmeze Aung San Suu Kyi, në vazhdim të vizitës së tij treditore në Burma.
Kur Ban vizitoi Burmën në vitin 2009, atij nuk iu lejua takimi me Suu Kyi, e cila vuante një arrest shtëpie.

Dje Ban Ki-moon foli para parlamentit burmez, i pari i huaj që e bën një gjë të tillë.

Në takimin me çmimin Nobel për paqen Aung San Suu Kyi është folur për përparimet e fundit demokratike që po ndërmerren në Burma, por të dy kanë ndarë mendimin se hapat janë ende të brishtë dhe se disa nga shtrëngimet që komuniteti ndërkombëtar ka vënë ndaj Burmës duhet të vazhdojnë të qëndrojnë në fuqi deri sa hapat e reformave të jenë të sigurta.

Bashkëbiseduesit ranë dakort që vendit i duhen megjithatë ndihma në programet e zhvillimit, kështu që qytetarët e thjeshtë të mund të shohin frytet e demokratizimit të vendit.

Ban Ki-moon tha se e ka ftuar Suu Kyi në Nju Jork për një vizitë në OKB.

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mjegulla mbulon Korçën dhe akset nacionale, policia apel shoferëve: Qarkulloni me shpejtësi të reduktuar për të shmangur aksidentet rrugore

Mjegulla mbulon Korçën dhe akset nacionale, policia apel shoferëve: Qarkulloni me shpejtësi të reduktuar për të shmangur aksidentet rrugore