Ban Ki-moon: Viti 2013, progres
substancial politik lidhur me Kosovën

Ban Ki-moon: Viti 2013, progres<br />substancial politik lidhur me Kosovën
Në raportin e fundit për Kosovën, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, thekson se “duke pasur parasysh marrëveshjet historike me lehtësimin e Bashkimit Europian të arritura ndërmjet Prishtinës e Beogradit, viti 2013 ishte vit i ndryshimeve domethënëse dhe progresit politik substancial sa i përket Kosovës".

Këtë raport, sekretari Ban do të prezantojë në sesionin e rregullt tremujor për Kosovën, të KS të OKB-së, të hënën më 10 shkurt.

Më tutje, në raportin i cili është publikuar në faqen e Kombeve të Bashkuara në Internet, për zhvillimet në Kosovë në periudhën 16 tetor 2013 e deri më 20 janar të vitit 2014, që shqyrtohet të hënën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, theksohet se “palët e kanë vazhduar implementimin substancial të Marrëveshjes së Parë të Parimeve për Qeverisjen e Normalizimit të Raporteve, të arritur më 19 prill”.

Më tutje, në kuadër të kapitullit “Zhvillimet kryesore politike” të raportit 18 faqesh, përshkruhen gjerësisht zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, në të cilat janë përfshirë edhe katër komunat veriore të Kosovës, në harmoni me marrëveshjen e 19 prillit.

Në raport vlerësohet se “zgjedhjet ishin zhvilluar në masë të madhe në mënyrë paqësore në gjithë Kosovën, sipas një kornize të vetme juridike”, dhe theksohet se një numër i rëndësishëm i komunave kanë raportuar substancialisht dalje më të lartë në krahasim me zgjedhjet e mëparshme të mbajtura në vitin 2009.

“Më 3 nëntor, rundi i parë i votimeve kaloi në mënyrë paqësore, me përjashtim të Mitrovicës Veriore, ku persona të paidentifikuar e të maskuar, me dhunë kanë hyrë në dy qendra të votimeve duke e plaçkitur pronën, përkundër masave të zgjeruara të sigurisë”, shkruan në raport për vështirësitë në votimet në Mitrovicën Veriore.

Si pasojë e sulmit, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Europian (OSBE) ishte detyruar t’i mbyllë vendvotimet disa orë më herët dhe ta evakuojë personelin e vet nga pjesa veriore e Kosovës, theksohet në raport dhe shpjegohet se “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës, urdhëroi rivotim në tri qendra të prekura në Mitrovicën veriore, që u mbajtën më 17 nëntor”.

Më tutje qartësohet se për shkak se kryetari i zgjedhur i komunës është tërhequr, zgjedhjet e reja në Mitrovicën Veriore priten të mbahen më 23 shkurt 2014.

Sa i përket kthimit, UNHCR ka raportuar se janë shënuar gjithsej 2660 raste të riatdhesimit të detyruar individual, kryesisht nga vendet europiane.

Në kapitullin “Observimet”, mirëpritet vendimi i Bashkimit Europian për fillimin e bisedimeve për pranim me Serbinë dhe negociatat për marrëveshjen e stabilizim asociimit me Kosovën.

Marrë nga "RTK"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Integrimi, BE i kërkon Shqipërisë qëndrimin për Kapitullin 6! Pritet të hapet brenda vitit

Integrimi, BE i kërkon Shqipërisë qëndrimin për Kapitullin 6! Pritet të hapet brenda vitit