Ban Ki-moon: Viti 2013, progres
substancial politik për Kosovën
Në raportin e fundit për Kosovën, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, thekson se “duke pasur parasysh marrëveshjet historike me lehtësimin e BE të arritura ndërmjet Prishtinës e Beogradit, viti 2013 ishte vit i ndryshimeve domethënëse dhe progresit politik substancial sa i përket Kosovës".
Në raportin e fundit për Kosovën, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, thekson se “duke pasur parasysh marrëveshjet historike me lehtësimin e Bashkimit Europian të arritura ndërmjet Prishtinës e Beogradit, viti 2013 ishte vit i ndryshimeve domethënëse dhe progresit politik substancial sa i përket Kosovës".
Këtë raport, sekretari Ban do të prezantojë në sesionin e rregullt tremujor për Kosovën, të KS të OKB-së, të hënën më 10 shkurt.
Më tutje, në raportin i cili është publikuar në faqen e Kombeve të Bashkuara në Internet, për zhvillimet në Kosovë në periudhën 16 tetor 2013 e deri më 20 janar të vitit 2014, që shqyrtohet të hënën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, theksohet se “palët e kanë vazhduar implementimin substancial të Marrëveshjes së Parë të Parimeve për Qeverisjen e Normalizimit të Raporteve, të arritur më 19 prill”.
Më tutje, në kuadër të kapitullit “Zhvillimet kryesore politike” të raportit 18 faqesh, përshkruhen gjerësisht zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, në të cilat janë përfshirë edhe katër komunat veriore të Kosovës, në harmoni me marrëveshjen e 19 prillit.
Në raport vlerësohet se “zgjedhjet ishin zhvilluar në masë të madhe në mënyrë paqësore në gjithë Kosovën, sipas një kornize të vetme juridike”, dhe theksohet se një numër i rëndësishëm i komunave kanë raportuar substancialisht dalje më të lartë në krahasim me zgjedhjet e mëparshme të mbajtura në vitin 2009.
“Më 3 nëntor, rundi i parë i votimeve kaloi në mënyrë paqësore, me përjashtim të Mitrovicës Veriore, ku persona të paidentifikuar e të maskuar, me dhunë kanë hyrë në dy qendra të votimeve duke e plaçkitur pronën, përkundër masave të zgjeruara të sigurisë”, shkruan në raport për vështirësitë në votimet në Mitrovicën Veriore.
Si pasojë e sulmit, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Europian (
OSBE) ishte detyruar t’i mbyllë vendvotimet disa orë më herët dhe ta evakuojë personelin e vet nga pjesa veriore e Kosovës, theksohet në raport dhe shpjegohet se “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës, urdhëroi rivotim në tri qendra të prekura në Mitrovicën veriore, që u mbajtën më 17 nëntor”.
Më tutje qartësohet se për shkak se kryetari i zgjedhur i komunës është tërhequr, zgjedhjet e reja në Mitrovicën Veriore priten të mbahen më 23 shkurt 2014.
Sa i përket kthimit, UNHCR ka raportuar se janë shënuar gjithsej 2660 raste të riatdhesimit të detyruar individual, kryesisht nga vendet europiane.
Në kapitullin “Observimet”, mirëpritet vendimi i Bashkimit Europian për fillimin e bisedimeve për pranim me Serbinë dhe negociatat për marrëveshjen e stabilizim asociimit me Kosovën.
Marrë nga "RTK"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
33.7%
-
Jo
56.8%
-
Nuk e di
9.5%
Vota total: 377
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56