Banda e Cërrikut, Prokuroria:
3 dënime me burg pë jetë

Banda e Cërrikut, Prokuroria:<br />3 dënime me burg pë jetë
TIRANE- Prokuroria jep pretencën ndaj anëtarëve Bandës së Cërrikut duke kërkuar dënime të pëjetshme për 3 nga anëtarët e kësaj bande. Në seancën e sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda prokurori ka kërkuar burgim të përjetshëm për Meti Bozin, Arjan Toskën dhe Roland Xhepaxhiun.

Gjithashtu prokuroria ka kërkuar 25 vjet burg për Lazar Bicjan, 24 vjet burg për Tomorr Buzanin, 22 vjet burg për Alban Toskën, 21 vjet burg për Skënder Canin ndërsa ka kërkuar 8 vjet burg për të penduarin e drejtësisë Bujar Buzën.

Tetë të pandehurit e Bandës së Cërrikut akuzohen si autorë të masakrës së Cërrikut. Më 23 mars të vitit 1997, mbetën të vrarë me armë zjarri 6 punonjës të Gardës së Republikës si dhe u plagosen 9 punonjës të Policisë së Shtetit.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS