Nuredin Nazëraj, pronari i hotel “Delfin” në Vlorë është organizatori kryesor i tentativës për të trafikuar 5 kilogram lëndë narkotike kanabis në Greqi. Nazëraj ose siç njihet ndryshe në Vlorë si “Dilo hashashi” ka vënë në dispozicion automjetin e tij lukzos për të trafikuar këtë sasi droge. Ndërkohë që si “pilot” ka përdorur shtetasin Viktor Behaj. Në dijeni të këtij trafiku ka qënë dhe bashkëshortja e Nuredin Nazëraj, e cila sapo njoftohet për arrestimin urdhërohet që të pastrojë menjëherë shtëpinë, pasi Nazëraj i ndruhet një kontrolli të menjëhershëm të policisë.
“Ika vetë unë pilot“