Banda e drogës nga Shqipëria në Greqi/ Shkon në 14 numri i të arrestuarve

Banda e drogës nga Shqipëria në Greqi/ Shkon në 14 numri i të arrestuarve

Shkon në 14 numri i të arrestuarve në kuadër të operacionit antidrogë të koduar "Bistrica 2019". Policia ka arrestuar një 38-vjeçar me inicialet A.L. banues në Sarandë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i narkotikëve“, ”Grupi i strukturuar kriminal”. Në momentin e arrestimit iu sekuestruan 3 telefona celularë dhe një mjet tip “Volkswagen”.

Operacioni u finalizua në maj me arrestimin e 13 personave, ku u sekuestruan rreth 147 kg kanabis, 4 automjete të markave të ndryshme, një sasi vlerash monetare dhe 14 aparate celularë me kartat Sim të markave të ndryshme. Po gjatë operacionit, në kontrollet e ushtruara u sekuestruan edhe tre armë zjarri ku u vu në pranga një 52 vjeçar nga Mallakastra.Nën drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të kryer nga ky grup kriminal. Operacioni në 10 maj të këtij viti

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat