TIRANE- Një tjetër mik i Emiliano Shullazit, nje emer i njohur i botës së krimit, Ervin Ferhati është arrestuar sot nga policia e Tiranës pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Interpol – Romës. Ferhati akuzohet nga drejtësia italiane për veprat penale “Pastrim Parash”, “Trafik Narkotikësh” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.
ARRESTIMI I FERHATIT
Arrestimi është bërë në zonën e Piazës në Tiranë. I shumë kërkuari ndërkombëtar, u arrit të kapet nga strukturat e Policisë së Kryeqytetit në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në Tiranë, pasi është i dënuar me 20 vjet burgim për veprat penale “Pastrim Parash”, “Trafik Narkotikësh” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”. –njoftoi sot zëdhënësja e policisë së Tiranës, Alma Katragjini. Ndaj 32 vjeçarit lindur e banues në Tiranë aktualisht po kryen veprimet e tjera proceduriale mbi dërgimin e tij, në vendin e vuajtjes së dënimit.
FERHATI DHE SHULLAZI ANETARE TE NJE BANDE
Ervin Ferhati rezulton të jetë pjesë e bandës kriminale që drejtohej nga Emiljano Shullazi. Të dy janë dënuar nga drejtësia shqiptare për trafikim të lëndëve narkotike, nga Turqia në Shqipëri dhe me destinacion Italinë. Fillimisht Prokuroria e Krimeve të Rënda i akuzoi Emiljano Shullazin dhe Ervin Ferhatin për krijim dhe drejtim të "grupit të strukturuar kriminal:, por në fund të procesit, kjo akuzë ra duke mbetur vetëm ajo e trafikimit të lëndëve narkotike.
Dy të pandehurit, sipas gjykatës, kanë qenë drejtues dhe financues të organizatës së trafikimit të lëndëve narkotike, e cila funksiononte me dy nëngrupe të veçanta në Itali, me korrierë kroatë dhe kosovarë, si dhe një furnizues turk. Për këtë organizatë, policia italiane organizoi përgjatë viteve 2004-2005 disa operacione duke sekuestruar sasi të shumta heroine dhe duke arrestuar 9 bashkëpunëtorë të drejtuesve, dy prej të cilëve, Emiliano Shullazi i prezantuar në narkotrafik me emrin Anton Nikolli dhe Ervin Ferhati, i njohur si Ergys Ferhati. Nëpërmjet korrierëve të arrestuar nga italianët, Branko Govedarovich, Strago Zagoi dhe kosovarit Nevzdet Haziri, të pandehurit kanë trafikuar në total rreth 150 kilogramë heroinë dhe përzierës, të ndarë në dërgesa me 10-15 kg. Korrierët drejtoheshin me telefon nga të pandehurit dhe kryenin dorëzimin e heroinës më së shumti me makina me targa kroate, por edhe biçikleta. Më 16 Janar 2009 Gjykata e Krimeve te Renda denoi me 26 vjet dy te pandehurit Emiljano Shullazi dhe Ervin Ferhati. Pas arsyetimit te vendimit, togat e zeza te kryesuara nga gjyqtarja Nertila Kosova, shpallen fajtor dhe denuan me nga 13 vjet heqje lirie, dy te pandehurit. Për këtë këtë akuzë Shullazi dhe Ferhati kanë shlyer dënimin në Shqipëri.
NJE DITE ME PARE U ARRESTI DHE PAJTIM SERJANI
Dje policia e Tiranës njoftoi për arrestimin e Pajtim Serjanit i njohur si mik i ngushtë i Gilmando Danit dhe Emiljano Shullazit. Arrestimi i tij u bë sepse tentoi të fshinte provat e atentatit që iu bë më datë 05 Prill 2012, rreth orës 20.00, në rrugën “Tre Dëshmorët”, pranë KMY-së. Ky shtetas u tentua të vritet nga një person ende i pa identifikuar, i cili ka qëlluar me armë zjarri drejt makinës së Pajtim Serjani. Në tentativë për të fshehur provat duke mbyllur vrimat që plumbat lanë në automjetit e tij. Dhe Emiljano Shullazi ndodhet i arrestuar.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com