Banda e Lazaratit merr peng 
një tjetër operator të A1Report

Banda e Lazaratit merr peng <br />një tjetër operator të A1Report
Grupi i xhirimit të A1 Report bie sërish pre e sulmit dhe dhunës së bandave të Lazaratit, ku 20 persona të maskuar dhe të armatosur kanë sulmuar dhe marrë peng operatorin e A1 Report, Ledio Guni, i cili ndodhej në këtë fshat për të sjellë për teleshikuesit pamje mbi atë që po ndodh atje.

Sipas raportimit të vetë operatorit Guni, ai është mbajtur peng përreth 20 minuta nga një grup i maskuar prej 20 vetësh të moshës 18-20 vjeç, në një magazinë të vjetër dhe pasi e kanë dhunuar i janë shprehur: Nuk po e kuptojmë me cilin po bëjmë luftë me policinë apo me A1Report?

“Reth 20 persona 18-20 vjeç me pistoletë më kapën, tentova të iki, por më goditën, më morën kamerën, më shtrinë, dhe më mbajtën peng në një nga magazinat e vjetra. Emra nuk përmendën kur po flsinin me njër-tjetrin por mbaj mend që thanë ‘s’po e kuptoj jemi më luftë me A1 Report, apo me policinë.’ Ata ishin të maskuar, nuk i mbaj mend si fytyra. Disa thonin leje, disa jo, disa qëllonin ndërsa disa të tjerë thonin që lëre se nuk na ka faj. Ishin më shumë se të organizuar, dhe me sa kuptova unë media iu prishte punë.” tregon Ledio Guni

Operatori Guni shprehet se rreth orës 16-16:30 kishte hyrë në Lazarat nga rruga kryesore për të marrë ca plane të ngjarjes si dhe të makinës së djegur të A1 Report një ditë më parë, po nga trafikantë të Lazaratit,kur është kapur dhe dhunuar nga kriminelët.

“Ora ka qenë 16-16:30 kur hyra në Lazarat, të shtëna ka pasur gjatë gjithë kohës, kur filmova unë të shtënat ishin kuturu. Hyra nga rruga normale, në këmbë drejt, qëndrova rreth 30-45 minuta, më shihnin me dyshim, por hyra për të marrë ca pamje. Xhirova persona që qëllonin në ajër, lëvizje vetëm adoleshentësh, banorë me fëmijë që iknin nga fshati dhe makinën e djegur të A1 REPORT. Kur po kthehesha më kapën.” thekson ai.
 
Guni shprehet se në momentin që është marrë kishte vetëm persona të maskuar.

“Nuk kishte asnjë person tjetër vetëm persona të maskuar. Uniformat blu janë pozicionuar në vende strategjike.” tha Guni

Televizioni A1Report përcjell live situatën në Lazarat
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së