Gjykata dha masën “arrest me burg” për Fatmir Pjetri, Dritan Kola, Saimir Kala.
Këtë të shtunë është arrestuar edhe Edmond Selala, duke e çuar në total në 5 numrin e personave që ndodhen pas hekurave nga banda e babagjyshave, përfshirë edhe Ilir Kupën.
Një ditë më parë, Gjykata dha "arrest me burg" për 4 anëtarët e tjerë Enea Qerushaj, Agustin Sefa, Hajdar Sefa dhe Edmond Selala.
Gjykata arrest me burg për 4 ‘Babagjyshët’
I pari që ka dalë para togave të zeza është Enea Qerushaj një prej anëtarëve të bandës së babagjyshave drejtuar nga Ilir kupa, ndërsa gjykata e Krimeve të Rënda vendosi për Agustin Sulën, Hajdar Sefën dhe Edmond Selalën masën e sigurisë arrest me burg.
Këtë të shtunë është arrestuar edhe Edmond Selala, duke e çuar në total në 5 numrin e personave që ndodhen pas hekurave nga banda e babagjyshave, përfshirë edhe Ilir Kupën i cili aktualisht është duke vuajtur një dënim me 8 vite burg për armëmbajtje pa leje.
Një prej anëtarëve të bandës, Agustin Sula ka dhënë edhe detaje se si funksiononte banda.
Kamerat u lejuan vetëm në pak castë në seancën ndaj Qerushajt, ndërsa më pas prokurori Bujar Muça për ruajtje të sekretit hetimorë kërkoi që seancat të zhvilloheshin me dyer të mbylllura.
Pas operacionit të koduar babagjyshi në prangat e policisë kanë rënë Ilir Kupa aktualisht në burg për armbajtie pa leje, Agustin Sula i cili ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë, Hajdar Sefa, Enea Qerushi dhe së fundimi Edmond Selala nga Kurbini.
Nga hetimet rezulton se të përfshirë në këtë aktivitet kriminal janë Fatmir Pjetri, Dritan Kola, Sajmir Kala dhe 4 persona të tjerë të 7 këta të shpallur në kërkim.
Nga të dhënat që disponon A1Report nga grupi hetimor 4 personat e shpallur në kërkim janë argjendarë tek të cilët banda e Kupës konvertonte floririn e vjedhur në vlera monetare.
Mësohet se Ilir Kupa ka refuzuar të paraqitet në gjykatë ditën e sotme ndërsa masa e sigurisë arrest me burg ndaj tij do t’i komunikohet nëpërmjet avokatit në burgun 302 ku ai ndodhet për dënimin me 8 vite për armëmbajtje pa leje. Kupa i arratisur nga një burg në Greqi, një vit e gjysmë më parë dhe u arrestuar nga policia në janar të këtij viti në afërsi të fshatit Domje, të Tiranës.
Banda e Babagjyshave drejtuar nga Kupa akuzohet për mbi 15 vjedhje me armë e dhunë mes tyre ajo në qendrën tregtare TEG dhe në biznesin e familjes së deputetit Mark Frroku, ajo e basteve sportivë në zonën e kombinatit në Tiranë.
FOTO të tjera
Të arrestuar:
Agustin Sula, 25 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë me 23 vjet heqje lirie për vepren penale të vjedhjes me armë me pasojë plagosjen e dy shtetasve në Durrës si dhe i dënuar në Greqi per vjedhje me armë.
Hajdar Sefa (Xaka), 30 vjeç, banues në Krujë, i dënuar më parë për vepra penale ndaj jetës dhe shendetit.
Julian Qerushaj, 29 vjeç, lindur dhe banues në Borizanë të Fushë Krujës, i dënuar më pare për vjedhje.
Edmond Selala, i arrestuar gjatë ditës së sotme
Ilir Kupa, 28 vjeç, lindur dhe banues në Fushë Krujë, i dënuar më parë në Greqi për vepra të rënda kriminale, është arrestuar më parë nga policia dhe aktualisht ndodhet në burg prej muajit janar të këtij viti. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se Kupa ka qenë edhe drejtuesi i këtij grupi kriminal.
Në kërkim:
Fatmir Pjetri, 28 vjeç, banues në Tirane, i dënuar më parë në Greqi për vjedhje me dhunë dhe armë.
Dritan Kola, 36 vjeç, banues në Shkoder, i dënuar në Greqi për vjedhje me dhunë dhe armë.
Saimir Kala, 31 vjeç, banues në Kurbin.
Ndërsa një nga pjestarët e këtij grupi kriminal, Mirjan Elezi, është vrarë në muajin korrik 2014 në Dibër të Madhe gjatë grabitjes me armë të dy argjendarive.
FOTO të tjera
Lajmi fillimisht u publikua më 20.12.2014
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)