Banda e Tiranës mbush 50 vjeç:
organizohet koncert përkujtimo

Banda e Tiranës mbush 50 vjeç:<br />organizohet koncert përkujtimo
Banda e Tiranës mbush 50 vjeç. Fillimisht nisi si një orkestër frymore amatore në vitin 1966, dhe me kalimin e viteve u bë Orkestra Frymore Profesioniste e Tiranës. Ajo u krijua në shkurt të vitit 1966 nga ish Komiteti Ekzekutiv i asaj kohe ne Tiranë si një nevojë për të përballuar aktivitetin artistik të kryeqytetit.

Për këtë përvjetor të saj, Banda e Tiranës,  e cila është në varësi të Qendrës Kulturore “Tirana”, do të organizoje te premten, një koncert përkujtimor në ambjentet e Qendrës Multifunksionale TEN. 

Koncerti është ideuar të ketë interpretime të ndryshme nga repertori i Bandës ndër vite, duke filluar nga Himni, marshet klasike, popullore e pjesë të ndryshme muzikore. Gjithçka interpretohet live. Por nuk do të mundojnë dhe diskutimet e kujtimet nga ish-anëtarët e Bandës së Tiranës. 

Do të ndahen çertifikata mirënjohje dhe do të promovohet libri “Orkestra Frymore e Tiranës” i autorit Sirri Rroji, dirigjenti i pare i Bandës së Tiranës.  

Në vitin 1966 komiteti i atehershem Ekzekutiv i Tiranës vendosi krijimin e Orkestrës Frymore Amatore të Qytetit me dirigjent Sirri Rroji, përgjegjës  artistik dhe organizativ Riza Madhin, Viktor Shirokën, Kristofor Qorrin, Beniamin Krutën, Muharrem Lucën, Konstandin Topi si dhe 64 instrumentistë.

Aktualisht Banda e Tiranës përbëhet nga 39 instrumentistë, ku në përbërje të saj ka saks, klarinetë, tromb, trombonë, korno, tenor, bass, perkusione, flaut, etj.

Banda e Tiranës si formacion muzikor i lëvizshëm ka aftësinë të komunikojnë drejtpërdrejtë me publikun, duke dhënë koncerte në natyrë, në sheshe e në çdo ambjent, duke pasur kontakt me të gjithë shtresat e shoqërisë në çdo ditë feste a aktivitet të organizuar nga Bashkia e Tiranës dhe Qendra Kulturore Tirana.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden synon të zbusë tensionet në Lindjen e Mesme

Presidenti Biden synon të zbusë tensionet në Lindjen e Mesme