TIRANE- Për rreth 1 orë prefekti i Vlorës Besnik Dervishi është intervistuar nga prokurorët e krimeve të rënda, ku ka qartësuar deklaratat e tij, nëse kishte njohje ose jo me të arrestuarin Marjon Mitro, i cili momentalisht akuzohet si personi që vendosi sasinë prej 200 gramë tritol në makinën tip “Peuget” të Dervishit. Dervishi ka konfirmuar edhe një herë se nuk ka asnjë lidhje dhe njohje personale me të arrestuarit Mitro. “Unë këtë person nuk e njoh dhe nuk kam pasur konflikte me të. S’kam asnjë dijeni se kujt i ka interesuar atentati ndaj meje, dhe se di se kush është arsyeja”-mësohet të ketë deklaruar në prokurori prefektit i Vlorës Besnik Dervishi.
Pyetjes së prokurorëve se Marjon Mitro ka dëshmuar se nuk mund tia vinte tritolin Dervishit, pasi këtë të fundit e kishte shok dhe se e njihte, prefekti i Vlorës, është përgjigjur se: “…Edhe mundet të më njohë,unë jam zyrtar i shtetetit dhe figurë publike, dhe se mund të më ketë hasur në ekrane televizive apo gazeta, por në fakt ne asnjëherë nuk jemi takuar me njëri-tjetrin”. Prefekti Dervishi, në dëshminë e tij ka mohuar të ketë njohje dhe me vrasësin me pagesë Julian Sinanaj dhe Ndriçim Gjokonën. Për të zbardhur motivin e saktë të vendosjes së tritolit C4 në makinën e Besnik Dervishit, hetuesit e Prokurorisë së Krimeve të Rënda do verifikojnë me imtësi tabulatet e numrave celularë të Besnik Dervishit dhe Marjon Mitros.
Ky i fundit pretendon se ka njohje me prefektin, ndërsa vetë Dervishi e ka mohuar në të gjitha rastet kur është pyetur. Kjo situatë, ka shtyrë hetuesit të zbulojnë nëse këta dy persona kanë komunikuar ndonjëherë së bashku, qoftë edhe me telefon. Sipas burimeve të prokurorisë, këtoveprime kryen me qëllim zbulimin e motivit të vërtetë të shkakut të vendosjes së tritolit. Momentalisht, dyshimet flasin se shkak ka qënë prishja e një parkingu në qytetin e Vlorës, që zotërohet nga i arrestuari Marjon Mitro.
Për sa i përket kësaj prishje, vetë prefekti në dëshminë e tij ka deklaruar se ai nuk ka dhënë asnjë urdhër për prishjen e parkingut, pasi me ndërtimet pa leje, merret Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Vendor në bashkinë Vlorë dhe Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar. Nëse dëshmia e prefektit qëndron, atëherë prokuroria do përqëndrojë htimin në zbulimin e vërtetë të personave që kanë dhënë urdhërin për vendosjen e tritolit në makinën e Besnik Dervishit.
Shkrimi u publikua sot (07.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com