Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, i ka ndryshuar masën e sigurisë tregtarit të gazit Ilir Karçini, i akuzuar se porositi vrasjen e rivalit të tij në fushën e gazit.
Sipas vendimit të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Karçini, do të qëndrojë në arrest shtëpie. Për këtë porosi Karçini kontaktoi me vrasësit me pagesë, Julian Sinanaj dhe Ndriçim Gjokona.
Mirëpo atentati ndaj biznesmenit dështoi pas tërheqjes së vrasësit me pagesë.
Ai më pas u dërozua në polici dhe pranoi të bashkëpunonte me autoritetet. Karçini u dënua me 5 vjet burg nga Krimet e Rënda me 14 korrik të këtij viti në një proces që zgjati gati një vit e gjysëm.
Bashkë me të, gjykata dënoi edhe pesë persona të tjerë të akuzuar si pjestarë të një grupi personash të vrasjeve me pagesë. Tri javë pas vendimit të dënimit ndaj Karçinit, Gjykata e Shkallës së Parë pranoi ndryshimin e pasës së sigurisë, pasi ka kaluar gjysmën e dënimin në paraburgim.
Ndërkaq në vendimin e zëvendësimit të masë së sigurisë Gjykata thotë se Karçini, nuk duhet të lëvizë nga banesa deri në momentin e dhënies së vendimit të formës së prerë nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com