Tafilaj pretendoi se akuza që i është ngritur bazohet vetëm në thënien kontradiktore të bashkëpuntorit të prokurorisë dhe se nuk ka asnjë motiv. “Më akuzojnë për vrasje, por nuk janë në gjëndje të provojnë se përse e kam kryer këtë vrasje, në një kohë kur kam qënë në burg”-pretendoi Tafilaj në konkluzjonet përfundimtare. Tafilaj i kujtoi trupit gjykues se vrasja e Manit është bërë nga vetë bashkëpuntori i drejtësisë Kristi Pine, pasi ky i fundit ka pasur motivin e hakmarjes. Sipas të dënuarit me burgim të përjetshëm vrasja e Manit është bërë për hakmarje, pasi Mani i ka vrarë dajën Kristi Pines gjatë vitit 1997. Tafilaj i kujtoi gjykatës se një dëshmi të tillë e ka dhënë dhe një nga dëshmitarët që është paraqitur në gjykatë.
Vrasja e Manit e porositë e tjera
“Për vrasjen e Ibrahim Manit në Shkodër nuk kisha motiv pse duhet ta kryeja. Tafilaj nuk ka pasur asnjë indicie dhe nuk ka siguruar asnjë mjet, armë për të kryer këtë krim. Vrasja e Ibrahim Manit është kryer me vullnetin e Kristi Pines për arsye se ai i ka vrarë dajën në 1997. Pine ka shkuar i vetëm në Shkodër dhe i vetëm ka vepruar në vrasjen e Ibrahim Manit”-thotë avokati në seancën për dhënien e konkluzjoneve përfundimtare.
Admir Tafili akuzohet për porositjen e vrasjes së Manit, tentativën e vrasjes së Leonard Muratajt në Durrës, vendosjen e tritolit të Edmond Çakmashit dhe krijim të grupit kriminal nga burgu. I dënuari përjetë, Admir Tafilaj, kërkoi pafajësi nga Gjykata e Krimeve të Rënda në procesin ku akuzohet si kreu i një grupi kriminal vrasjesh me pagesë.Prokuroria pretendon se Tafili ka urdhëruar nga qelia një vrasje, dy të tjera të mbetura në tentativë dhe është autor i përgatitjes së një vrasjeje, ngjarje të ndodhura në vitin 2014.Ndonëse nuk ishte i pranishëm në proces, ai mohoi akuzat përmes mbrojtësit të tij.
Pine, kam bashkëpunuar me prokurorinë
Kristi Pine, i penduar i drejtësisë në këtë gjykim, kërkoi që gjykata të mbajë parasysh në masën e dënimit bashkëpunimin e tij me prokurorinë për zbardhjen e krimeve të grupit.
Pafajësi kërkuan edhe shtatë të pandehurit e tjerë, ndërsa seanca u shty për dëgjimin e mbrojtjes së të pandehurit Alfred Qefalia. Në konkluzionet e saj përfundimtare Prokuroria për Krimet e Rënda kërkoi dënim me burgim të përjetshëm për Admir Tafilajn dhe një total 131 vjet burg për 9 të pandehurit e tjerë.
Prokuroria kërkoi në pretencë në Korrik 2017;
Për Admir Tafilin kërkohet burg për jetë
Për Kristi Pinen 10 vite burg
Për Dritan Peksanin 25 vite burg
Për Elson Merdanin 25 vite burg
Për Fatos Kokën 3 vite burg
Për Klajdi Shermandhi 5 vite burg
Për Alfred Qefaliajn 27 vite burg
Admir Tafilaj, akuzuar për:
– “Vrasje me paramendim”;
– “Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë”;
– “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale per te kryer vrasje”;
– “Vetëgjyqësi”;
– “Krijimi i Grupit të strukturuar kriminal”;
– “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”;
Pretenca: Të dënohet me burgim të përjetshëm.
Kristi Pine, akuzuar për:
– “Vrasje me paramendim”
– “Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë”;
– “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale per te kryer vrasje”;
– “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale per te kryer vrasje”;
– “Prodhimi dhe mbajtjes pa lejë të armëve luftarake dhe municionit”;
– “Krijimi të Grupit të strukturuar kriminal”;
– “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”;
Pretenca: Të dënohet me burgim të përjetshëm (për shkak të bashkëpunimit, në përfundim të dënohet me 10 vjet burgim).
Elson Merdani, akuzuar për:
– “Vrasje me paramendim”;
– “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, dy herë;
– “Prodhimit dhe mbajtjes pa lejë të armëve luftarake dhe municionit”;
– “Krijimit të Grupit të strukturuar kriminal”;
– “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”;
Pretenca: Të dënohet me 35 vjet burgim.
Dritan Peksani, akuzuar për:
– “Vrasje me paramendim”;
Pretenca: Të dënohet me 35 vjet burgim.
Alfred Qefalia, akuzuar për:
– “Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë”;
– “Prodhim dhe mbajtjes pa lejë të armëve luftarake dhe municionit”;
Pretenca: Të dënohet me 27 vjet burgim.
Klajdi Shermadhi, akuzuar për:
– “Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë”;
– “Prodhimit dhe mbajtjes pa lejë të armëve luftarake dhe municionit”;
Pretenca: Të dënohet me 21 vjet burgim.
Aleksandër Gora, akuzuar për:
– “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale per te kryer vrasje”;
– “Prodhimit dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”;
Pretenca: Të dënohet me 5 vjet burgim.
Fatos Koka, akuzuar për:
– “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”;
Pretenca: Të dënohet me 3 vjet burgim.
Albano Beqiraj, akuzuar për:
– “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”;
Pretenca: Të dënohet me 3 vjet burgim.
Dhimitër Zito, akuzuar për:
– “Moskallzimi i krimit”;
Pretenca: Të dënohet me 2 vjet burgim
Ndërkohë, për tre të pandehur të tjerë në këtë çështje, është veçuar gjykimi.
dy.b/shqiptarja.com