Bandat, Edi Rama: Në Nëntor
agjentë amerikanë në Shqipëri

Bandat, Edi Rama: Në Nëntor<br />agjentë amerikanë në Shqipëri<br /><br>
Në nëntor në Shqipëri zbarkojnë agjentë nga Amerika për të asistuar në luftën kundër krimit dhe drogës. Ky fakt është konfirmuar nga kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në parlament. Lidhur me situatën e krimit në vend Rama replikoi ashpër me liderin e opozitës Lulzim Basha. 

Kryedemokrati Lulzim Basha vijon me akuzat e ashpra karshi qeverise Rama. Në fjalën e tij në parlament Basha u shpreh se krimi ka sjellë në kuvend përfaqësuesit e partisë Socialiste. Kryedemorkati kërkoi dorëheqjen e Ramës.

Ju vazhdoni po me të njëjtën muzikë e gramafon, por nuk keni faj se nuk keni tjetër. Sa i përket ndjenjave evropiane ju flisni sikur shqiptarët të kenë ardhur sot, po ata kanë qenë këtu.

Kini parasysh kur flisni që shqiptarët na dëgjojnë nuk janë budallenj, dhe nuk ka zot kanarine që i bën për budallenj. Mos i merrni kaq lehtë shqiptarët, pse do vijnë pas jush për cfarë? Aq më tepër që ju nuk keni faj.

Qirjo Vangjeli të thirra këtu se kam shumë dëshirë të diskutojmë këtu. Qirje Vangjeli të lutem. Shikoni ca jeni ju, Shqipëria do shtet ju në katër vite i keni dalë kundër reformave që kanë pasur rregulla për të bërë shtet. Shqipëri do punë. Do investime më shumë, të gjitha kushteve për të pasur më shumë investime i keni dalë kundër jo se keni faj por sepse nuk mbani përgjegjësi. Ju vini këtu flisni flisni fiken kamerat e ikni.

Në korrik ju kujtoj që ne ishim bashkë në qeveri dhe u përgatitëm për të filluar fazën e dytë të operacionit kundër rrjeteve kriminale dhe të fortëve lart e poshtë dhe e kam thënë unë në mënyrë të përsëritur, që mbyllja me suksese e një kapitulli që u hap prej nesh dhe që e mbyllëm ne për ta hequr përfundimisht Shqipërinë nga harta e kultivuesve të lëndëve narkotike nuk është fundi i aksionit tonë, tani do fillojmë luftën kundër të fortëve feudeve.

Jemi duke mbyllur krijimin e grupeve të ekspertëve ndërkombëtarë që do të përfshihen drejt për drejtë në aksion. Aambasadori amerikan takoi kryetarin e opozitës i kërkoi mbështetje për këtë aksion, ndërsa kryetari i opozitës vjen këtu dhe thotë prit se javën tjetër do e shihni. Javën tjetër do shihni goditjen ndaj grupeve kriminale.

Do të vijnë në nëntor agjentë të huaj amerikanë që do të bashkëpunojnë për të goditur grupet kriminale. Ambasadori amerikan doli kundër qeverisë dhe ju e vutë përpara e nuk latë gjë pa i thënë. Po si nuk ju vjen zor? Si nuk e mësuar akoma si funksionon bota? Nëse doni të luftoni kundër krimit bëjeni realisht” deklaroi ai.

 

j.sh/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Në Bunk’Art2 hapet Dhomës së manipulimeve: Për herë të parë tregohet lidhja mes iluzioneve optike dhe propagandës komuniste

Në Bunk’Art2 hapet Dhomës së manipulimeve: Për herë të parë tregohet lidhja mes iluzioneve optike dhe propagandës komuniste