Athina ka dënuar shpalosjen e një banderole gjatë ndeshjes Shqipëri-Zvicër, në të cilën cilën shkruhej se Greqia është fajtor për vrasjen e 100 mijë shqiptarëve në Çamëri. Në një deklaratë për mediat, Ministria e Jashtme greke, dënon në mënyrën më të ashpër përdorimin e banderolave dhe simboleve provokuese, përmbajtja e të cilave provokon reagime për nga pëmbajtja dhe simbolika e tyre. Ndërsa mediat greke shkruajnë se Athina i ka përcjellë një notë proteste Shqipërisë dhe Francës për këtë çështje.  

Sipas Kathimerinit, ministri Nikos Kotzias ka thërritur në zyrën e tij ambasadorin shqiptar dhe atë francez në Athinë. Po sipas kësaj të përditshmeje, në të njëjtën linjë do të jetë edhe nota e protestës zv/ministri i sporteve, Stavros Kontonis, do t'i nisë UEFA-s.   

Ndërkaq, në deklaratën e Ministrisë së Jashtme, Athina ka kërkuar prej autoriteteve franceze dhe UEFA-s që të "hetojnë lidhur me mënyrën sesi u bë i mundur futja e kësaj banderole brenda stadiumit, megjithë masat e rrepta që janë marrë për sigurinë e Euro 2016, si dhe të marrin masa që ngjarje të tilla mos të përsëriten më". 

Janë pikërisht këto organizma, që kanë përgjegjësinë për të penguar futjen në stadiume të banderolave dhe simboleve ekstremiste që provokojnë reagime nga vendet pjesëmarrëse”, shkruhet në komunikatë.

Në kërkesën e saj, Athina shpreson në dënimin shembullor të autorëve, si dhe kërkon prej autoriteteve shqiptare, të distancohen nga përmbajtja e saj dhe ta dënojnë këtë gjest, që sipas Athinës, dëmton imazhin e marrëdhënieve dypalëshe.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com