Report Tv ka siguruar pamje nga shtëpia ku banonte familja Azisllari. Banesa u përfshi nga flakët ditën e sotme ku humbi jetën nën Merjeme Azisllari 40 vjeç dhe djali i saj 14-vjeçari Luka Azisllari. Në gjendje të rëndë në spital ndodhet vajza e vogël 6 vjeçe.

Familja Azisllari jetonte në kushte të vështira ekonomike. Nga pamjet shihet shtëpia ku mungojnë kushtet minimale të jetesës. Çdo gjë e ndodhur brenda 4 mureve është shkrumbuar totalisht nga flakët, ndërsa mendohet që shkak të jetë bërë soba me dru, por end enuk ka asgjë zyrtare.

"Rreth orës 13:30, në bllokun nr. 3, Maliq, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit V. A. Si pasojë janë dëmtuar dhe janë dërguar menjëherë për ndihmë shëndetësore në spital shtetasja M. A. dhe dy fëmijët e saj të mitur, 14 dhe 6 vjeç. Dyshohet se si pasojë e asfiksisë shtetasja M. A., ka ndërruar jetë në spital. Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse bënë të mundur shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Në vijim të informacionit të dhënë më parë, lidhur me zjarrin e rënë në banesën e shtetasit V. A., në bllokun nr. 3, Maliq, ju informojmë se: Si pasojë e asfiksisë, ka ndërruar jetë dhe  14-vjeçari, ndërsa 6-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njoftoi policia.


Lajmi kryesor:

Tragjedi në Maliq/ Banesa përpihet nga flakët, humb jetën nëna dhe djali! Vajza 6- vjeçare rëndë në QSUT! Fqinjët: Jetonin në varfëri, fëmijët me spektrin e autizmit (VIDEO)