MALIQ – Ishte ora 13:30 kur teksa fëmijët luanin në një sfungjer në kuzhinën e tyre shumë të varfër, Rrahime Hazisllari 40-vjeçe pikasi tymin e zjarrit. Minutat ishin të tmerrshme dhe shumë tragjike.
Rrahimja kishte mundur t’i nxirrte të vegjlit e saj, Lukën 13-vjeç dhe vajzën 6-vjeçare, ndërsa vetë mbeti e vdekur në derën e kuzhinës.13-vjeçari Luka Hazisllari u gjet në gjendje kome jashtë banesës dhe sapo mbërriti në spital humbi jetën. 6-vjeçarja ka të djegura të shumta në trup, dhe pas ndihmës së parë në spitalin e Korçës, ka mbërritur në QSUT në Tiranë. E mitura është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe e intubuar në reanimacion.
Maliqi u trondit nga ngjarja shokuese, ndërsa fqinjët tregojnë dinamikën dhe japin edhe një detaj tjetër shumë të rëndë, që të dy fëmijët ishin me spektrin autik. Për të mbajtur familjen punonte vetëm kryefamiljari. Detaje të cilat konfirmohen edhe nga xhaxhai i dy fëmijëve, i cili në një prononcim jashtë kamerës, i tha Report Tv se në momentin që banesa u përfshi nga flakët, babai ishte në punë.
“Të dy fëmijët ishin autikë. Unë për momentin nuk isha por aty, po ajo ka një krevat sfungjeri dhe ata fëmijët trazonin zjarrin. Ka rënë zjarri aty, kishte djegur sfungjerin dhe dihet që bëri shumë tym, pa flake”, tha një fqinjë.
“Fëmijët me autizëm, nëna ishte mirë. Nëna nuk punonte, vetëm i ati punonte në familje. Ishin në kushte të vështira ekonomike. Nuk di se si ka ndodhur ngjarja. Tani më thanë një familjar. Erdha të pyes se sa pashë zjarrfikësen”, u shpreh një tjetër fqinj.
Report Tv solli pamjet brenda banesës shumë ku banonte shumë e varfër familja Azisllari. Çdo gjë e ndodhur brenda 4 mureve është shkrumbuar totalisht nga flakët, ndërsa mendohet që shkak të jetë bërë soba me dru, nga e cila mori flakë sfungjeri, por ende grupi hetimor nuk ka dhënë versionin përfundimtar të shkak të kësaj ngjarje tragjike.
Ndërsa kryebashkiaku Gëzim Topçiu përmes një njoftimi në rrjetet sociale, shkruan se Bashkia Maliq do të mbulojë shpenzimet.
Ministria e Shëndetësisë, ka reaguar në lidhje me gjendjen e 6- vjecares nga Korça, pasi shtëpia u përfshi nga zjarri.
Në një reagim Ministria bënë me dije se e mitura, aktualisht është në gjendje kritike për jetën. Ndërkohë, në QSUT ka shkuar edhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala.
Reagimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
Në orët e mbrëmjes, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka mbërritur për trajtim mjekësor 6-vjeçarja, N.A, e lënduar nga ngjarja e rëndë sot në qarkun e Korçës.
Pacientja u prit në urgjencën e Shërbimit të Djegie-Plastikës nga ekipi mjekësor, i cili ishte në komunikim të vazhdueshëm me mjekët, që e shoqëronin gjatë transportit nga Korça drejt Tiranës.
Pas vlerësimit të gjendjes shëndetësore, e mitura, aktualisht në gjendje kritike për jetën, u hospitalizua menjëherë në Shërbimin e Terapisë Intensive të Pediatrisë në QSUT, ku po trajtohet nga mjekët pediatër, reanimatorë dhe specialistët e djegie-plastikës, sipas të gjitha protokolleve mjekësore në fuqi.
Pak minuta, pas mbërritjes së 6 vjeçares, në QSUT ka mbërritur Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Prof. Evis Sala, e shoqëruar nga drejtoresha e përgjithshme e QSUNT, Anxhela Paparizo dhe po ndjekin nga afër gjendjen e saj, në komunikim të vazhdueshëm me ekipin e përbashkët mjekësor të Shërbimit të Djegie-Plastikës dhe Shërbimit të Terapisë Intensive të Pediatrisë në QSUNT.
MSHMS shpreh ngushëllimet për humbjen e pjesëtarëve të familjes dhe po qëndron në komunikim me QSUT, minutë pas minute për gjendjen shëndetësore të së miturës.
Vajza 6 vjeçare e cila pësoi djegie nga zjarri që përfshiu banesën e saj në Maliq, ka mbërritur në QSUT.
E mitura ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të djegieve të shumta që ka marrë në trup.
Të miturën e kanë çuar tek pediatria në intubim, dhe mjekimi po i bëhet atje për djegien.
6-vjeçarja është gjetur jashtë shtëpisë e vetëdijshme ndërsa i vëllai, 14-vjeçari Luka Azisllari në gjendje kome dhe ka ndërruar jetë në spitalin e Korçës.
Ndërsa nëna e saj Merjeme Azitllari 40-vjeçe, humbin jetën pas asfiksisë.

Pas ngjarjes së rëndë të regjistruar ditën e sotme në Maliq, ku Merjeme Azisllari dhe djali i saj Luka Azisllari humbën jetën pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët, ndërsa lëndime mori edhe vajza 6-vjeçare, ka reaguar edhe kryebashkiaku i Maliqit Gëzim Topçiu.
Në një postim në rrjetet sociale, Topçiu shkruan se në këto momente Bashkia e Maliqit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe qëndron pranë tyre në këtë situatë kaq të rëndë.
Ndërsa më tej, Gëzim Topçiu u shpreh se Bashkia Maliq do të mbulojë të gjitha shpenzimet e funeralit.
Postimi i plotë:
Ngjarje e rëndë në Maliq
Një ngjarje e trishtë ka prekur sot qytetin tonë.
Një nënë dhe djali i saj kanë humbur jetën tragjikisht si pasojë e asfiksisë nga tymi në ambientet e baneses të tyre, ndërsa vajza e vogël 6-vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Në këto momente dhimbjeje të thellë, Bashkia e Maliqit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe qëndron pranë tyre në këtë situatë kaq të rëndë.
Ngjarje të tilla na kujtojnë sa e brishtë është jeta dhe sa e rëndësishme është të jemi pranë njëri-tjetrit në ditë të vështira.
Ngushëllime të ndjera!
Një tjetër fqinjë e familjes Azistllari në Maliq, ku humbi jetën sot Merjeme Azistllari 40-vjeçe, së bashku me djalin Lukën 14-vjeç pasi banesa u përfshi nga zjarri ka folur për këtë tragjedi.
Ajo tregon për Report Tv se i ndihmonte me ndihma, pasi familja jetonte në kushte të vështira, ndërsa thekson se të dy fëmijët nuk shkonin në shkollë.
‘Jetonin shumë keq, nuk merrnin as kemp. Më vjen shumë keq, sepse shkoja dhe i ndihmoja i jepja njërit nga 2 nga 10 mijë lekë, sepse mi dërgon çupa nga Gjermania dhe i ndihmoja. I kam dhënë njëherë dy divanë. Po lajmin e dëgjova në televizor. Vetëm ai i shoqi punonte, ngrihej që në orën 7 ikte në punë. Fëmijët ishin të dy të sëmuar. Nuk e kemi parë njëherë përjashta djalin, rrinte brenda. Është një fatkeqësi e madhe. Nuk i çonte në shkollë fëmijët, nuk ishin për në shkollë ata, sepse janë autikë’, tha ajo.
Është nisur drejt Tiranës për kurim të specializuar 6-vjeçarja, e cila është lënduar nga zjarri që përfshiu banesën e saj në Maliq. Burime nga spitali për Report Tv, bëjnë me dije se e mitura ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të djegieve të shumta që ka marrë në trup.
6-vjeçarja është gjetur jashtë shtëpisë e vetëdijshme ndërsa i vëllai, 14-vjeçari Luka Azisllari në gjendje kome dhe ka ndërruar jetë në spitalin e Korçës.
Nëna e tyre, e cila ka qenë në banesë me fëmijët e saj, është gjetur e asfiksuar pa shenja jete në derën e kuzhinës.
Report Tv ka siguruar pamje nga shtëpia ku banonte familja Azisllari. Banesa u përfshi nga flakët ditën e sotme ku humbi jetën nën Merjeme Azisllari 40 vjeç dhe djali i saj 14-vjeçari Luka Azisllari. Në gjendje të rëndë në spital ndodhet vajza e vogël 6 vjeçe.
Familja Azisllari jetonte në kushte të vështira ekonomike. Nga pamjet shihet shtëpia ku mungojnë kushtet minimale të jetesës. Çdo gjë e ndodhur brenda 4 mureve është shkrumbuar totalisht nga flakët, ndërsa mendohet që shkak të jetë bërë soba me dru, por end enuk ka asgjë zyrtare.
"Rreth orës 13:30, në bllokun nr. 3, Maliq, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit V. A. Si pasojë janë dëmtuar dhe janë dërguar menjëherë për ndihmë shëndetësore në spital shtetasja M. A. dhe dy fëmijët e saj të mitur, 14 dhe 6 vjeç. Dyshohet se si pasojë e asfiksisë shtetasja M. A., ka ndërruar jetë në spital. Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse bënë të mundur shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Në vijim të informacionit të dhënë më parë, lidhur me zjarrin e rënë në banesën e shtetasit V. A., në bllokun nr. 3, Maliq, ju informojmë se: Si pasojë e asfiksisë, ka ndërruar jetë dhe 14-vjeçari, ndërsa 6-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njoftoi policia.
Benereta Pashollari, një fiqinjë e familjes, tregoi shkakun e rënies së zjarrit, si pasojë e të cilit nëna dhe djali 14-vjeçar në Maliq vdiqën nga asfiksia.
Sipas saj, zjarri u shkaktua nga soba e drurit. Ajo tregoi se kjo familje jetonte në kushte të vështira ekonomike dhe se të dy fëmijët janë autikë.
‘Familje punëtorë, ishin me ekonomi të dobët. Babai i fëmijëve punonte, ajo mbante dy fëmijët, i ushqente me aq sa kishte mundësi. Bashkia i ndihmonte çdo muaj plus që merrnin dhe ushqime dhe ndihmë ekonomike. Vajza ishte më e vogël se djali, djali në këmbë, vajza nuk lëvizte dhe aq. Nëna nuk kujdesej shumë për fëmijët. Ne të lagjes i flisnim, i thoshim "laji, shpëlaji". E ndihmonim, çdo gjë i çonim. Si binte në qafë askujt. Të dy fëmijët ishin autikë.
Unë për momentin nuk isha por aty, po ajo ka një krevat sfungjeri dhe ata fëmijët trazonin zjarrin. Ka rënë zjarri aty, kishte djegur sfungjerin dhe dihet që bëri shumë tym, pa flakë. Vajza është hedhur nga dritarja, kurse ata të dy nuk mundën të dilnin. Vajzën e shpëtoi një zonjë kurse djali mbaroi me të ëmën. Doli kjo zonja rastësisht se e mora në tel për të marrë diçka. Në atë kohë dëgjoi të thirrurat dhe vajza i binte derës. I binte me shkelma. Dëgjoi komshia, doli dhe komshia tjetër dhe pastaj arritën atje ku kanë arritur’, tha ajo.
Një komshi i familjes Azisllari, në banesën e së cilës ra zjarr, ka folur për ngjarjen e rëndë, ku nga asfiksia humbi jetën nëna dhe djali 14-vjeçar. Në gjendje të rëndë është edhe vajza 6-vjeçare. Ai tha se fëmijët janë me autizëm, ndërsa shtoi se përballeshin me kushte të vështira ekonomike.
“Fëmijët me autizëm, nëna ishte mirë. Nëna nuk punonte, vetëm i ati punonte në familje. Ishin në kushte të vështira ekonomike. Nuk di se si ka ndodhur ngjarja. Tani më thanë një familjar. Erdha të pyes se sa pashë zjarrfikësen.”, u shpreh ai.
Komente









